Ballkani po humbet kapitalin e vet njerëzor. Është ky paralajmërimi që vjen nga një raport i ri i Bankës Botërore mbi ekonomitë e 6 vendeve të Ballkanit, i publikuar një ditë më parë. Raporti paralajmëron se rajoni po humbet një pjesë vitale të popullsisë së re dhe të arsimuar duke i bërë thirrje qeverive të veprojnë sa më shpejt për tu përballur me pasojat e këtij fenomeni.
Siç raporton BalkanInsight duke ju referuar raportit në fjalë, kjo ikje masive vjen për shkak të situatës së vështirë ekonomike.
“6 vendet e Europës Juglindore (Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina) janë mes rajoneve me numrin më të lartë të emigrantëve në botë. Sot çereku i popullsisë së këtij rajoni jeton jashtë këtyre vendeve”, -thuhet në raport.
Sipas tij, që prej fillimit të viteve 1990, ka patur një fluks të vazhdueshëm emigrantësh nga këto vende drejt Bashkimit Europian me 4,9 milion njerëz që janë larguar prej vendeve të tyre. Por raporti vë në dukje se ndryshe nga vitet 1990, kur njerëzit largoheshin për shkak të luftërave dhe konflikteve në Ballkan, sot pjesa më e madhe e emigrantëve largohen për arsye ekonomike.
“Rritja e ulët ekonomike që prej krizës globale financiare, papunësia e lartë kronike, niveli it ë ardhurave sa 1/3 e mesatares së BE-së dhe dobësia ndaj katastrofave natyrore kanë detyruar kanë penguar gjenerimin e të ardhurave në rajon. Për pasojë njerëzit vazhdojnë të emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira ekonomike”-thuhet në raport.
Sipas tij, shumica e emigrantëve janë të rinj, në moshë pune dhe zakonisht me nivel arsimi më të lartë se sa grupi respektiv në vendet e origjinës. Të gjitha vendet e rajonit kanë përjetuar një valë të re emigrimi drejt Europës Perëndimore përgjatë vitit të fundit, por numri i emigrantëve ka qenë jashtëzakonisht i lartë në Shqipëri dhe Kosovë.
Kështu numri i azilkërkuesve të regjistruar në Gjermani nga rajoni ynë u trefishua këtë vit në 78 mijë vetë përgjatë gjashtë muajve nga janari në qershor 2015 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vetëm nga Shqipëria, deri në gusht të këtij viti në Gjermani u regjistruan 38.245 azilkërkues ndërsa nga Kosova u regjistruan 33.824 vetë. Ndërkaq 20.864 serbë kanë aplikuar për azil dhe 10.244 nga Maqedonia.
“Kjo tregon se vendet e rajonit duhet të ndërmarrin politika për të ndaluar ndikimin negativ të transformimit demografik që po ndodh në vendet e tyre, veçanërisht plakjen e popullsisë dhe zvogëlimin e shoqërive,” thuhet në raport.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com

VIDEO