TIRANE - Ekspertët e Bankës Botërore, gjatë publikimit të raportit ekonomik të Evropës Juglindore “Nga recesioni i dyfishtë në reforma të përshpejtuara” kanë pohuar se rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2012 do të jetë 0.8%.
Sipas raportit, industria në 6 mujorin e parë ra me 20% dhe në pjesën e dytë të vitit pritet që të zgjerohet me 6%. Për vitin e ardhshëm pritet që rritja ekonomike e vendit të jetë 1.6%.
Parashikimi i fundit, bënë të ditur ekspertët, është ulur pas situatës energjetike të krijuar në vend.
Gjatë një konference për shtyp, ekspertët e Bankë Botërore thanë se ndonëse privatizimi i Albpetrol ngriti shumë pritshmëri, deri tani nuk ka asgjë konkrete. Ndërsa sipas Bankës Botërore, autoritetet shqiptare u treguan të nxituara në privatizimin e OSSH-së në favor të CEZ.
Ekspertët thanë se marrja e garancisë pas dështimit të CEZ është një proces me procedura të gjata e specifike.
Pasiguria në eurozonë dhe rritja e çmimeve të lëndëve të para përbëjnë kërcënim për ekonomitë e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë. Gjithsesi, sipas Bankës Botërore, pasiguria në tregjet financiare është ulur dhe lëvizjet e kapitaleve janë rimëkëmbur disi, por prodhimi industrial global dhe në eurozonë mbetet i dobët.
BORXHI I LARTE KERCENIM
Banka Botërore e ka vënë sërish theksin në nivelin e lartë të borxhit publik, që i ka kaluar tashmë 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe është më i larti në rajon, së bashku me Serbinë e Malin e Zi, nga 40% që është niveli i rekomanduar për vendet në zhvillim. Problem mbeten pagesat e prapambetura të sektorit publik. Banka Botërore rekomandon uljen e borxhit dhe deficitit si dhe likuidimin e pagesave tek privati, të shoqëruara me një forcim të disiplinës financiare.
(gk/im/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com