Dy institucionet përgjegjëse për financat në botë vërejnë me shqetësim se në Shqipëri borxhi publik ka shkuar në nivelin e 62% të Prodhimit të Brendshëm Bruto duke arritur limitet e rrezikshmërisë. Bashkë me Shqipërinë problem serioze në këtë drejtim, sipas FMN e BB janë edhe Hungaria, Polonia apo Serbia.
Institucionet e profilizuara vërejnë gjithashtu se borxhi publik në Shqipëri po luan një rol negativ në financat publike të vendit.
FMN dhe BB kanë deklaruar në Washington se për vitin 2013, pritshmëritë për rritjen ekonomike, nuk janë shumë të mira, të paktën për Ballkanin. Përjashtim, bën vetëm Turqia, për të cilën parashikimet janë për një rritje të nivelit ekonomik në masën 2.5 % të GDP.
(sg/shqiptarja.com)