BB e FMN “bëjnë” buxhetin e
2014, ja përparësitë e qeverisë
Nën vëzhgimin nga afër të specialistëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, ministria e Financave ka përcaktuar objektivat kryesore të buxhetit për vitin e ardhshëm, që do të paraqiten në Kuvend.
TIRANE- Nën vëzhgimin nga afër të specialistëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, ministria e Financave ka përcaktuar objektivat kryesore të buxhetit për vitin e ardhshëm, që do të paraqiten në Kuvend. Hartimi i projektligjit për buxhetin e vitit të ardhshëm tashmë po kalon në “sitën” e ndërkombëtarëve, me një asistencë për herë të parë pas shumë viteve. Qeveria Berisha e mënjanoi këtë kontroll nga ekspertët e FMN dhe BB, të cilët kanë këshilluar prej vitesh më parë qeverinë shqiptare që të jetë e kujdeshme në menaxhimin e financave publike, por edhe në hartimin e një buxheti sa më realist.
Mësohet se tashmë janë përcaktuar prioritetet se në cilat fusha do të fokusohen investimet kryesore. Sipas draftit fillestar të këtij projektbuxheti, fushat me përparësi, ku do të fokusohen dhe investimet kryesore janë arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura. Në vlerësimin e këtyre shpenzimeve janë marrë si bazë shpenzimet e pashkurtuara nga Akti Normativ 2013, ku është zbritur fondi prej 600 milionë lekësh parashikuar për zgjedhjet dhe shuma është rritur në masën 4 për qind.
Ndarja midis sektoreve është bërë e diferencuar, theksohet në draft, duke mbajtur rritjen zero për shpenzimet administrative, 2% për sektorët joprioritarë dhe 4-5 % për sektorët prioritarë si arsim, shëndetësi, bujqësi, infrastrukturë. Pak javë më parë, Kuvendi miratoi një Akt Normativ, që ka fuqinë e ligjit, ku u ndryshuan treguesit fiskalë të buxhetit të vitit në vazhdim.
Sipas këtij Akti, të ardhurat janë parashikuar në 321.9 miliardë lekë, shpenzimet 405.4 miliardë dhe deficiti buxhetor 83.4 miliardë lekë.
Opozita politike deklaroi se qeveria Rama po e zhyt vendin në borxhe për shpenzime operative, ndërkohë që ul investimin.
Shkrimi u publikua sot (7.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.8%
-
Jo
30%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3781
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23