BB: Ekonomia shqiptare do të
rritet me 1.3% në 2014-n

BB: Ekonomia shqiptare do të<br />rritet me 1.3% në 2014-n
TIRANË - Ekonomia shqiptare do të ketë një rimëkëmbje të ngadaltë gjatë viteve në vijim dhe parashikimet flasin për një normë prej 1.3% të rritjes ekonomike për 2014-n. Lajmi u dha sot nga drejtorja e Bankës Botërore për Europën Juglindore, Ellen Goldstein, e cila tha se rritja ekonomike do të jetë e ngadaltë por e qëndrueshme.

Këtë ajo e bëri gjatë shpalljes së raportit “Rimëkëmbja e ngadaltë”. Sipas këtij raporti, Shqipëria ka ruajtur një rritje ekononomike konstante dhe asnjë nga vendet e tjera të rajonit nuk e ka pasur këtë. Vitim e ardhshëm presim që kjo rritje të jetë më pozitive. Banka Botërore parashikon se borxhi publik i Shqipërisë do të arrijë në 76% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2018, por kjo do të kontrollohet sipas një skenari bazë

E vetmja mënyrë për të arritur një ulje të qëndrueshme të trajektores së borxhit do të jenë reformat e taksave, të pensioneve dhe të sistemit të energjisë. Paketa e përgatitur nga qeveria do të sjellë disiplinën fiskale që ka munguar në vitet e fundit, program afatmesëm për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe një përqëndrim të investimeve në projektet prioritare.

Shqipëria pritet të jetë vendi me rritjen e dytë më të ulët në rajon, ndërsa duke filluar nga viti i ardhshëm pritet që ritmet e rritjes të përmirësohen deri në 2.1%. Banka Botërore mund të ndihmojë qeverinë shqiptare me një hua nga 100-200 milionë USD.

Në raport analizohen edhe vendet e Europës juglindore, të cilat sipas tij janë në rrugën e rimëkëmbjes dhe kjo është nxitur përmes eksportit. Në rajon, pas rënies 0.7 % në 2012, rritja ekonomike shkon 2.2 %.
 
“Rajoni ka dalë nga recensioni dhe në gjysmën e parë të 2013 eksportet rajonale janë rritur me potuajse 13% me gjysmën e parë të vitit. Kjo është udhëhequr nga Serbia me mbi 20 %”- bëri të ditur përfaqësuesja e Bankës Botërore.

Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit