BB: Ekonomia shqiptare ka
pësuar çekuilibrime makro-fiskale
Banka Botërore deklaroi sot se ekonomia shqiptare ka pësuar çekuilibrime makro-fiskale, ndaj reformat strukturore të qeverisë, edhe pse të vonuara, janë të rëndësishme për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Përfaqësues të Bankës Botërore publikuan Raportin e analizës së Financave Publike.
Banka Botërore deklaroi sot se ekonomia shqiptare ka pësuar çekuilibrime makro-fiskale, ndaj reformat strukturore të qeverisë, edhe pse të vonuara, janë të rëndësishme për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Përfaqësues të Bankës Botërore publikuan Raportin e analizës së Financave Publike, ku theksuan se Shqipëria ka nevojë urgjente për reformat e vështira të sektorit financiar, energjitik, në sistemin e pensioneve dhe shërbimeve publike, si dhe për masa afatgjata në këto fusha.
Banka Botërore sapo miratoi dy hua për zhvillimin e politikave, rreth 220 milionë USD, që do të mbështesin këto reforma në Shqipëri. Dy janë temat kryesore; si të ulë Shqipëria deficititn publik, dhe së dyti si të përdorë më mirë shpenzimet publike për arsimin, shëndetësinë dhe ndihmat shoqërore.
“Borxhi publik duhet të bëhet i qëndrueshëm sa më parë, dhe reformat në taksa, pensione dhe energjitikë mund të ndihmojnë në uljen e këtij borxhi, në periudhë afarmesme“ - thotë kryeekonomisti i Bankës Botërore për disa vende të rajonit, Abebe Adunga, duke paraqitur studimin për financat publike të Shqipërisë.
Sipas tij, është e ende shumë e lartë nevoja për reforma dhe ivestime në sistemin arsimor dhe shëndetësor, në mënyrë që të arrihen standarte më të larta në shërbim dhe në administrimin e sektorëve. “Investimet aktuale të Shqipërisë në fushën e arsimit janë dukshëm më të ulëta se vendet e tjera në rajon", tha eksperti Adunga i Bankës Botërore.
"Shqipëria harxhon 3 për qind të prodhimit të përgjithshëm bruto për shkollimin, nderkohë që vende të tjera përdorin 4- 4,5 për qind. Ndërkohë ka shumë kritika edhe për nivelin e të mësuarit të nxënësve. Nga një këndvështrim afatmesëm dhe afatagjatë, Shqipëria duhet të ngrejë investimet në shëndetësi dhe arsim, në mënyrë që krahu i saj i punës të jetë konkurrues në të ardhmen”, tha ai.
Përfaqësues të qeverisë diskutuan me Bankën Botërore për hapat konkretë se si të përmirësohet gjendja e shpenzimeve dhe shërbimeve publike, e mbi të gjitha si të rregullohet klima ekonomike. Ministri i financave Shkëlqim Cani, tha se “qeveria do të rritë gradualisht buxhetin për arsimin dhe shëndetësinë, edhe pse nevojat janë shumë të mëdha në rë gjitha fushat e tjera, si infrastruktura etj., ndërkohë që mbledhja e taksave është shumë e ulët”.Banka Botërore dhe FMN po e mbështesin Shqipërinë edhe në këtë periudhë me kredi dhe hua të reja, një pjesë e të cilave po përdoret për shlyerjen e borxheve të vjetra ndaj bizneseve që kanë kryer ndërtime publike vitet e kaluara dhe një pjesë tjetër për të forcuar gjendjen e ekonomisë. Rritja e qëndrueshmërisë ekonomike vlerësohet prej tyre si reforma më e vështirë përballë krizës rajonale dhe tronditjes së tregut të brendshëm në prodhim dhe konsum.
Marrë nga "Zëri i Amerikës"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56