DURRES- Shumë shpejt banorët e Durrësit, por edhe zonës përrreth nuk do të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Qeveria shqiptare ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Botërore për nisjen e punimeve për ndërtimin e impiantit të ujësjellësit që do furnizojë me ujë të pijshëm gjithë zonën e Durrësit. I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama tha se përgatitja e marrëveshjes në një kohë rekord për të filluar punimet, “I hap rrugën një transformimi rrënjësor”.
“Më në fund pas një kalvari të gjatë, dhe pa snjë rruge të vështirë ku fatkeqësisht koston e paguan qytetarët dhe banorët e gjithë kësaj zone, dhe jo vetëm të qytetit të Durrësit, ne jemi këtu sot për të nënshkruar atë që kemi përgatitur një një kohë rekord, krahasuar me kohën e humbur deri para pak muajsh, marrëveshjen për të nisur menjëherë nga puna, dhe për të hapur rrugën e një transformimi rrënjësor.
Duke e kthyer Durrësin nga një zonë me një sëmundje kronike për shkak të një sistemi të degraduar furnizimi dge një zonë e etur për ujë, në një zonë që do furnizohet rregullisht me ujë, ku jo vetëm ata që banojnë, por edhe ata që vijnë gjatë verës këtu në Durrës, të mos ankohen më me të drejtë, për mungesën e ujit”, tha Rama.
Kryeministri Rama u ndal edhe tek problematika e derdhjes së ujërave të zeza në det, duke u shprehur se me vënien në funksionim të impiantit të trajtimit të këtyre ujërave, do të marrë fund ky problem.
Drejtoresha rajonale e Bankës Botërore, Ellen Goldstein tha se mbështetja e këtij projekti për Durrësin, jo vetëm që ofron një shërbim të dobishëm ndaj qytetarëve të zonës, por vetë fakti që kjo marrëveshje nënshkruhet me Durrësin, ndikon në forcimin e idesë së decentralizimit të pushtetit të njësive vendore.
“BB financon projektin për krijimin e një fushë të re pompimi, dhe ndërtimin e një tubacioni që rrit furnizimin me ujë në Durrës. Kjo sasi uji që do hyjë në Durrës do jetë e mjaftueshëm për të përballuar nevojën e rajonit dëri në vitin 2030 e përtej tij. Arsyeja e dytë dh ndodshta më e rëndësishme, kjo mv do ndihmojë për të ndërtuar kapacitetin menaxherial, për të mundësuar shpërndarjen.Ne mbështetim këtë partnertitet të ri mes pushteti vendor dhe atij qendror, pasi jemi për fuqizimin e pushtetit vendor për të menaxhuar fuqrnizimin me ujë të rajonin. Besoj se nuk ka vend më të mirë në Shqipëri oër ta realziuar këtë model të fuqizimit rajonal dhe decentralzimit, sesa në Durrës. Ne ndërmorrëm këtë hap për të sinjalizuar këtë transerim të organizimit drejt pushtetit vendor. Nevojitet ende shumë punë për të rritur sigurinë e furnizimit me ujë, dhe për ta bërë funskional këtë impiant”, tha Goldstein.
Kreu i Bashkisë së Durrësit mbështeti këtë projekt, i cili i jep zgjidhje një problematike disa vjeçare për qytetin bregdetar, ndërsa tha se “kontradiktat me pushtetin vendor lanë pas zhvillimin e këtij projekti në vitet e mëparshme”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com