BB:Guvernatori i huaj në krye
të BSH, opsion i mundshëm 

BB:Guvernatori i huaj në krye<br />të BSH, opsion i mundshëm 
Banka Botërore ka bërë për herë të parë publik qëndrimin mbi zgjedhjen e guvernatorit e ri të Bankës së Shqipërisë pas shkarkimit të Ardinit Fullanit në lidhje me skandalin e vjedhjes së thesarit të BSH.
 
Në një intervistë për Top Channel, drejtoresha e Bankës per Ballkanin Perëndimor Ellen Goldstein e lë të hapur mundësinë e një guvernatori të huaj, duke deklaruar se për institucionin që ajo përfaqëson nuk është kombësia ajo që ka rëndësi, por të tjerë kritere.
 
"Ajo qe ka rëndësi është aftësia teknike dhe integriteti të pacenueshëm i atij që do zgjidhet. Për Bankën Botërore, kombësia nuk ka rëndësi. Ne vete jemi një institucion që zgjedh ekspertë nga çdo vend i botës pavarësisht kombësisë se tyre duke u bazuar tek aftësitë teknike dhe integriteti. Ajo që është shumë e rëndësishme për Bankën Botërore është që Shqipëria të ruajë të paprekur pavaresinë e Bankës Qendrore dhe të rikthejë integritetin e këtij institucioni", thotë Goldstein.
 
Zonja Goldstein thotë se çdo zgjedhje do të kishte avantazhet dhe disavantazhet e saj dhe ky është një vendim që i takon vetë autoriteteve shqiptare ta marrin.
 
"Një Guvernator i huaj, me kredenciale ne rang global do te rriste reputacionin e Bankës së Shqipërisë dhe do i jepte vendit tuaj një rol me te madh ne diskutimet financiare ne Europë. Ai mund te jete me i distancuar nga presioni politik qe zakonisht ushtrohet mbi këto poste. Pra ka ndoshta disa arsye te mira për të marre ne konsiderate një të huaj. Nga ana tjetër, ka dhe disavantazhe si pengesat gjuhësore dhe mungesa e familjaritetit me gjendjen specifike te sektorit financiar ne Shqipëri. Por, për këtë, duhet të vendosni vetë ju. Të gjitha këto duhen peshuar nga presidenti dhe parlamenti kur te marrin vendimin", thotë zyrtarja.
 
Për zyrtaren e lartë të Bankës lajmi i mirë është se ngjarja në Bankën e Shqipërisë nuk e cenoi stabilitetin financiar të vendit. Por në këtë pikë ajo i tërheq vëmendjen autoriteteve të lëvizin sa më shpejtë për të zgjedhur guvernatorin e ri.
 
"Nuk ka asnjë efekt sistemik nga akuzat për vjedhje dhe korrupsion ne Bankën e Shqipërisë ne sistemin financiar të vendit. Pra Shqipëria nuk duhet të shqetësohet për këtë. Por përtej kësaj, ajo që është po ashtu kritike tani është që Presidenti dhe Parlamenti të lëvizin sa më shpejt të jetë e mundur për të zgjedhur guvernatorin e ri", -thotë ajo.
 
Veç zhvillimeve në Bankën e Shqipërisë zonja Goldstein ka komentuar edhe situatën ekonomike të vendit.
 
"Ne presim që 2014 të jetë në mënyrë domethënëse një vit më i mirë se 2012 dhe 2013. Ne mendojmë se rritja ekonomike do te arrije ne 2 për qind qe është dyfishi i rritjes së regjistruar vitin e kaluar. Ajo që po shohim tani dhe qe është shume inkurajuese është se ecuria e eksporteve ka qene relativisht e forte, sektori i bujqësisë ka patur një ecuri shumë të mirë dhe në përgjithësi ka një rritje në aktivitetin e biznesit, që ne mendojmë se është ndihmuar nga shlyerja e detyrimeve te prapambetura qe ka injektuar likuditet ne treg", -thotë Goldstein.
 
Por ekonomia ka dhe rreziqe. Dhe një nga më të mëdhatë që Banka Botërore vlerëson është sektori energjetik. Zonja Goldstein thotë se zgjidhja e krizës energjetike do të kërkojë kohë dhe një paketë të gjerë masash ku të përfshihet rritja e arkëtimeve ulja e forte e humbjeve dhe zbatimi i nje mekanizmi transparent për tarifat duke mbrojtur të varfrit. / Top Channel
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot