BB kundër legalizimeve, mendim
negativ edhe për amnistinë
Banka Botërore, duke prezantuar një raport për situatën ekonomike në vendet e Evropës Juglindore, deklaroi dje se përsëritja në Shqipëri e amnistive apo legalizimeve krijon një qasje të gabuar të njerëzve ndaj ligjit dhe së drejtës së pronës. (Foto, Ksenya Lvovsky dhe Erjon Luçi)
TIRANE - Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë është shprehur me nota kritike ndaj disa prej nismave elektorale të qeverisë. Ksenya Lvovsky tha dje se përsëritja periodike e amnistisë fiskale dhe e legalizimeve japin mesazhe të gabuara dhe nxisin mosrespektimin e ligjeve dhe të të drejtave të pronës.
Këto janë politika që nuk duhen ndjekur në kohë fushatash, pasi demoralizon bizneset, sipas saj. Ky proces duhet të bëhet i plotë dhe jo valë-valë, pasi ka rreziqe.
“Ne e dimë që ka pasur një valë legalizimesh para zgjedhjeve dhe një numër pronash pritet të legalizohen pas zgjedhjeve, por duhet të ketë një sistem që ta realizojë me kujdes këtë proces dhe jo valë-valë, pasi do të nxiste zënien e pronave”, theksoi Lvovsky.
Banka Botërore ka prezantuar dje në Tiranë raportin për ecurinë ekonomike për Europën Juglindore, për gjashtëmujorin e dytë 2012. Në raport përfshihen Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja, Shqipëria, Kosova.
Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Kseniya Lvovsky, duke folur për Shqipërinë e vuri theksin në nevojën për konsolidim fiskal, ndërkohë që shtoi që vendi nuk ka më hapësira fiskale për të manovruar.
Ndërkohë, ajo shtoi në prezantim se është fakt pozitiv që ekonomia pritet të rritet 1.8% këtë vit, e udhëhequr nga sektorë si bujqësia dhe energjia. Banka Botërore vlerëson si të lartë nivelin e borxhit, ndërsa argumenton se ulja e tij është e vështirë përpara mosrealizimit të të ardhurave.
“Mbajtja e borxhit të lartë vendos një risk shtesë në menaxhimin e financave publike. Rritja disi modeste e bën më të vështirë këtë dalje nga niveli i lartë i borxhit”, theksoi Erjon Luçi, ekonomist i Bankës Botërore.
Vende si Shqipëria duhet të bëjnë kujdes me politikat e punësimit, pasi gjysma e të papunëve janë të rinj, sipas hartuesve të raportit.
Prodhimi i Brendshëm Bruto ka shënuar një rënie të shpejtë në Shqipëri, ashtu si dhe në Bullgari, Maqedoni apo Rumani, që nga viti 2009. Ky është një ndër konstatimet e raportit më të fundit të Bankës Botërore.
Rritja ekonomike e Shqipërisë për këtë vit pritet të jetë pak më e lartë krahasuar me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, por më e ulët se e Kosovës dhe e Serbisë dhe e shumicës së 20 vendeve ish-komuniste.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.06.2013 (Foto, Ksenya Lvovsky dhe Erjon Luçi)
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
14.4%
-
Jo
81.6%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 917
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lirimi i Sali Berishës, Agron Gjekmarkaj: Fitorja e Trump vjen edhe në Shqipëri
27 Nëntor, 10:43
-
Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët dhe aktin normativ për kthimin e parave për profesionistët e lirë
27 Nëntor, 10:42
-
Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike
27 Nëntor, 10:37
-
GJKKO liroi Berishën, avokati Gjokutaj: Del që sot nga 'arresti shtëpiak'! SPAK të bëjë ç'të dojë, i ka hipur kalit së prapthi
27 Nëntor, 10:17
-
Afera 'Partizani'/ Sali Berishës i hiqet 'arresti në shtëpi', në 13:30 shkon në PD! Avokati: GJKKO konstatoi se s'ekzistojnë kushtet për asnjë masë sigurie
27 Nëntor, 10:12
-
'Këta budallej kërkonin për gëzhojë po snajperi s'lë', zbardhen përgjimet e Suel Celës, alias Marjus Lulaj me Artan Hoxhën! SPAK: Zv/shefi i policisë së Elbasanit i blen Benz, i informonte për hetimet e kontrollet
27 Nëntor, 10:07
-
Kolumbi/ Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial nga homologu Gustav Petro
27 Nëntor, 10:07
-
Macron dhe Biden: Armëpushimi do ta mbrojë Izraelin nga kërcënimi shiit
27 Nëntor, 10:03
-
VIDEO/ Askush s'u beson syve, penalltia skandaloze që u dha në Ligën e Kampioneve
27 Nëntor, 09:59
-
Elbasan/ Ushtronin prostitucion në një apartament me qira, 4 të arrestuar, mes tyre edhe 2 kolumbiane
27 Nëntor, 09:56
-
Gazetari Elton Qyno shkon në SPAK! Iu vendos masa 'Detyrim paraqitje' pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor, 09:50
-
I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten
27 Nëntor, 09:28