BB, Laura Tuck: Do t’i japim
600 mln USD Shqipërisë në dy vjet
Zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore deklaroi se korrigjimi i çekuilibrave makro-fiskale është kusht për rritje të shpejtë dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Shqipëri.
TIRANE- Zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore deklaroi se korrigjimi i çekuilibrave makro-fiskale është kusht për rritje të shpejtë dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Shqipëri. Laura Tuck, në përfundim të vizitës së saj 3-ditore në Shqipëri, tha se çekuilibrat makro-fiskale dhe reforma të dobëta strukturore përbëjnë pengesa për rritjen e shpejtë dhe krijimin e vendeve të punës.
“Jam e kënaqur të shoh se qeveria ka një fillim të mirë me ndërmarrjen e reformave të vështira në sektorin financiar, në financat publike, në energji dhe në sektorin e pensioneve, për të adresuar çekuilibrat makroekonomike dhe fiskale, me qëllim që të rikthejë rritjen ekonomike dhe të krijojë vende pune, u shpreh ajo.
Tuck shtoi se “duke i njohur këto përpjekje dhe me kërkesë të qeverisë, Banka Botërore e ka rritur angazhimin e vet në Shqipëri në një shkallë që t’i përgjigjet kësaj përpjekjeje për reforma – me angazhime rekord financimi prej më shumë se 300 milionë dollarësh në vitin aktual dhe me një sasi të barabartë të pritshme për vitin e ardhshëm.
Ajo theksoi se në sektorin e energjisë do të ishte i dobishëm si hap i parë një zgjidhje e ndërmjetësuar e mosmarrëveshjes në lidhje me privatizimin e kompanisë CEZ. “Jemi të inkurajuar që Qeveria po ndjek rrugën e arritjes së një zgjidhjeje të shpejtë të ndërmjetësuar”, tha Tuck. “Ajo do të ishte më pak e kushtueshme se alternativa të tjera, bën të mundur investime të nevojshme dhe çon një sinjal pozitiv për investitorët që janë të gatshëm të zhvillojnë potencialet e sektorit energjetik të Shqipërisë”.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 4145
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Elena Kocaqi në ‘FrontLine’: 'Shteti Bektashi', gabim dhe marrëzi e Ramës! Nëse opozita s’do merrej me Berishën, do ishte e bashkuar në fushatë
28 Janar, 19:28