BB: Në vitet 2005-2010 shqiptarët
janë varfëruar edhe më shumë

BB: Në vitet 2005-2010 shqiptarët<br />janë varfëruar edhe më shumë
Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha trumbeton me të madhe se gjatë kohës që ai ishte në pushtet shqiptarët kanë qënë më të pasur dhe ekonomia shqiptare ishte e qëndrueshme, raporti i fundit i Bankës Botërore e hedh poshtë. 

BB-ja thotë se përgjatë periudhës 2005-2010 shqiptarët janë varfëruar edhe më shumë. Sipas Bankës familjet shqiptare, ato që përbëjnë pjesën më të varfër të vendit, nuk kanë përfituar nga rritja ekonomike, por përkundrazi prej një kohe të gjatë janë përballur më rënien e të ardhurave. 

Shifrat e publikuara nga BB-ja e renditin Shqipërinë si një nga vendet e pakta në Europë dhe Azi, ku shtresa më e varfër e popullsisë, gati gjysma e saj, po bëhet edhe më e varfër, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të rrisë mirëqenien.  Banka Botërore thotë se gjatë kësaj periudhe ka qënë shumë e vështirë për të gjetur një vend pune. Sipas raportit, numri i të rinjve, që kryejnë arsimin e lartë, me prejardhje nga 40 përqindëshi i familjeve më të varfra është 2,5 herë më i ulët, se sa ai i 60 përqindëshit tjetër. 

Banka Botërore thotë se pas krizës ekonomike, pabarazia dhe përqëndrimi i mirëqenies janë shndërruar në problemet më të mëdha edhe tek ekonomitë më të zhvilluara të globit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Marrë nga Shekulli

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç