BB: OK taksës progresive, do të
ndihmojmë për shlyerjen e borxhit
Banka Botërore ka pranuar dje se mund të jetë e dobishme që në Shqipëri të rritej progresiviteti i sistemit të taksave, me qëllim që ata që kanë më shumë të ardhura, të paguajnë më shumë.
TIRANE- Banka Botërore ka pranuar dje se mund të jetë e dobishme që në Shqipëri të rritej progresiviteti i sistemit të taksave, me qëllim që ata që kanë më shumë të ardhura, të paguajnë më shumë. Kjo ka qenë një nga shtyllat e programit fiskal të së majtës, që në fushatë elektorale. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që të hiqet dorë nga objekti kryesor, që është të luftohet evazioni fiskal dhe të zgjerohet baza e tatimpaguesve, ndërkohë që të sigurohen skemat e mbrojtjes sociale të të varfërve.
Piero Cipollone, Drejtor Ekzekutiv i Bankës ishte në Shqipëri ditët e fundit, me qëllim që të dëgjonte nga qeveria e Shqipërisë se cili duhet të jetë roli i Bankës Botërore, si një institucion zhvillimor, në ndihmë të saj. Në një konferencë për shtyp, pas këtyre takimeve, Cipollone tha se Shqipëria e konsideron Bankën Botërore si një partner të besueshëm në punën e saj për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë. “Me kryeministrin folëm për përparësitë që ka qeveria për zhvillimin e Shqipërisë dhe si mund ta ndihmojë Banka Botërore Shqipërinë në këtë fazë, jo vetëm në anën financiare, por edhe përvojës që ka ajo”, tha ai.
Shumë nga sfidat zhvillimore me të cilat përballet Shqipëria në këto moment, janë të njëjta me vende të tjera me të ardhura të mesme, tha Cipollone. “Banka ka përvojën e duhur dhe për gjetjen e zgjidhjeve për Shqipërinë.”
Lidhur me negociatat për një kredi të mundshme nga Banka Botërore, Cipollone tha se Banka është e përgatitur të ndihmojë qeverinë për të shlyer borxhet ndaj bizneseve.
Nga ana e saj, Ellen Goldstein, Drejtorja Rajonale per Evropen Juglindore në Bankën Botërore tha se që kur qeveria erdhi në pushtet kemi dhënë mesazhe të vazhdueshme në lidhje me ato që mendojmë se janë sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Një nga mesazhet e para është të bëjë atë që duhet bërë për të parandaluar krizën.
Ajo tha se konstaton me kënaqësi që ka interes për të iventarizuar detyrimet e pashlyera.
Banka Botërore ka një portofol, investimesh në Shqipëri, por po diskuton dhe për opsione të tjera, shtoi përfaqësuesja e Bankës Botërore. Ka dy lloje aktivitetesh, ku po planifikohet ndërhyrja, tha ajo. Njëra është të mbështesim disa investime të përparësisë së lartë, në energji dhe furnizimin me ujë dhe një prej tyre do negociohet shpejt.
Shkrimi u publikua sot (23.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
37.3%
-
Jo
58.6%
-
Deri diku
4%
Vota total: 249
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë, Mirdita vishet Kuqezi! Flamur gjigand në qendër të qytetit! Qindra qytetarë në festime, edhe ish-ushtarë të UÇK-së
28 Nëntor, 11:28
-
Dosja e Suel Çelës/ 'I kemi çu haber me Blerinën, ta thy në mes...lekët ja japim ne Pajtimes!' Biseda e Marjus Lulajt 5 muaj para dënimit të Astrit Sinanajt
28 Nëntor, 11:26
-
Shëndetlie tradicionale me arra, shije speciale nga zonja Albana
28 Nëntor, 11:23
-
28 nëntori, Kisha Orthodhokse kryen Dhoksologjinë e Flamurit! Në Vlorë ceremonia u drejtua nga Imzot Asti
28 Nëntor, 11:23
-
Dua Lipa uron shqiptarët me vargjet e himnit kombëtar
28 Nëntor, 11:17
-
Komuna e Zveçanit për herë të parë me seancë solemne për 28 Nëntor
28 Nëntor, 11:02
-
Pavarësia/ Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca: 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë
28 Nëntor, 11:01
-
112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar
28 Nëntor, 10:49
-
Ushtria valvit flamurin kuq e zi në 'qiellin' e Vlorës
28 Nëntor, 10:45
-
Protesta e PD-së më 26 nëntor, lirohet nga qelia një prej të arrestuarve! Nesër del për masën protestuesi tjetër! Deputetët e PD-së po hetohen si organizator
28 Nëntor, 10:43
-
Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s'e prisja vendin e dytë
28 Nëntor, 10:38
-
112-vjetori i Pavarësisë, Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari
28 Nëntor, 10:38