Kryeekonomistët e Bankës Botërore do të prezantojnë të hënën në Tiranë raportin e pestë rajonal mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe sociale në vendet e Evropës Juglindore, përfshirë Shqipërinë. Burime nga zyra e BB në Tiranë bënë të ditur se prezantimin e Raportit "Rimëkëmbja e ndadaltë", me fokus zhvillimet ekonomike në rajon në kushtet e krizës globale, do ta referojnë autorët Gallina A. Vincelette dhe Abebe Adugna. 

Kryeekonomistët e Bankës Botërore do ta prezantojnë raportin nga zyra e Tiranës, ndërsa vendet e tjera të rajonit do të jenë të lidhura me video. Prezantimi do të ndiqet nga një sesion lokal pyetje&përgjigje me autorët e raportit dhe Drejtoreshën për Rajonin e Evropes Juglindore, Ellen Goldstein.

Gjatë disa muajve të fundit, Banka Botërore ka përgatitur një sërë informacione në fusha prioritare për zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë. Kjo synon të shërbejë si një input për programin e reformave të qeverisë së re.

Ajo synon gjithashtu të nxisë dialogun mes grupeve të interesuara në vend rreth sfidave ekonomike, përparësitë dhe opsionet.

Marrë nga ATSH
(v.gj/shqipptarja.com)