TIRANE - Banka Botërore ka publikuar raportin vjetor për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, ku ekonomia shqiptare vlerësohet me nota tejet positive. Në raportin e 7 vjetor për rajonin, banka vlerëson se rritja ekonomike për Shqipërinë gjatë vitit 2014, ka qenë në nivelin 2,1 %, ndër më të lartët pas Maqedonisë dhe Kosovës .
Ekonomistja e Bankës Botërore, Ilda Shijaku gjatë prezantimit të raportit tha se ndikim në këta tregues ka patur rrija e eksportit Energjitik, rritja e konsumit, rritja e investimeve publike dhe turizmit, vecanërisht gjatë 2 tremujorëve të fundit të vitit të kaluar.
“Pavarësisht luhatjeve dhe goditjeve në tremujore të ndryshme, pavarësisht dhe një mjedis i jashtëm jo i sigurt rritja ka ardhur nga konsumi i brendshëm dhe investimet. Rritja ka ardhur si pasojë e likuiditetit dhe pagesat e prapambetura. Kreditimi është rigjallëruar, megjithëse normat kanë qenë të ulëta. Kjo tendencë për rritjen ekonomike vazhdon të jetë më e fortë. Kjo varet dhe nga sjellë e shumë faktorëve”, deklaroi Shijaku .
Shkaqe të tjera që ndikuan ishin edhe konsolidimi fiskal dhe shlyerja e borxheve që qeveria i kishte biznesit. Ndër eksportet më të qëndrueshme, ka qenë ajo e këpucëve dhe tekstileve, ku është shënuar rritje e ndjeshme gjatë vitit të kaluar. Krahasuar me vitin 2013, ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje me 0,7 %, një shifër e lartë po të
krahasohet me gjithë vendet e tjera të Rajonit.
Por ekspertet e Bankës, në projeksionet e tyre për 2015, thonë se ekonomia shqiptare parashikohet që të jetë 3 %, me një rritje ndër më të lartat në gjithë rajonin e Ballkanit. Kjo falë investimeve në Energjitkë dhe ndërtimit të gazjellësit trans adriatik TAP. Megjithatë Banka thekson se ka pasur vonesa në investimet publike vecanërisht gjatë filimit të vitit të kaluar, por që u rekuperuan në fund të 2014.
Në rajon Shqipëria rendit e treta në rritjen e ekonomisë, ndërsa në vend të parë vlerësohet Maqedonia e ndjekur nga Kosova, që gjithashtu vlerësohet me një performacë positive ekonomike.
Faktorët që ndikuan në rritjen ekonomike të Shqipërisë:
1- Politikë fiskale e konsoliduar, përfshirë pagesën e detyrimeve ndaj bisnesit.
2- Turizmi.
3- Rritja e konsumit të brëndshëm.
4- Eksportet energjitike dhe në industrinë tekstile dhe të këpucëve.
5- Është përmisëruar klima ndaj bisnesit.
6- Janë rritur investimet publike.
Ellen Goldstein, drejtore e BB për Europën Juglindore theksoi se mbështet reformnën e nisur nga qeveria për sektorin e energjisë
“Progresi i Shqipërisë do të varet dhe nga progresi në eurozonë. BE do të vazhdojë me projektet ndaj Shqipërisë. Banka Botërore mbështet fort reformën në sektorin e energjisë. Duhet të luftohet korrupsioni në sektorin e energjisë, i mbështesim plotësisht përpjekjet që po bën qeveria. Qeveria duhet të sigurojë një sistem që të funksionijë ashtu si duhet. Duhet të vazhdojë me përpjekje të mëtejshme, si fillim po merren hapa të mira”.
Raporti i Bankës Botërore për Rajonin
Përmbytjet shkatërrimtare në disa vende, bënë që ekonomia e Europës Juglindore (EJL61) të qëndrojë në vend në vitin 2014, me rritje vetëm 0.2 përqind, sipas edicionit të fundit të Raportit të Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore (SEE RER) të prezantuar sot në Beograd. “Kërkesa e jashtme për eksportet e EJL6-ës ka qenë forcë pozitive për rritjen ekonomike në vitin 2014, megjithë performancën e dobët të Eurozonës dhe rimëkëmbjen zhgënjyese globale, shprehet Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Europën Juglindore. Po ashtu, pasiguria politike dhe shkurtimet apo vonesat në investime kanë rënduar efektet e ngjarjeve shkatërruese të motit që goditën rajonin gjatë vitit 2014.” “Për fat të keq,” shtoi Goldstein, “rritja prej vetëm 0.2 përqind është e pamjaftueshme për të përmirësuar standardet e jetesës, apo për të lënë gjurmë në nivelin e lartë të papunësisë në rajon.”
Performanca e dobët ekonomike e rajonit, fsheh diferenca të dukshme mes vendeve të EJL6-ës në vitin 2014, sipas raportit. Serbia vlerësohet të ketë rënë në recesionin e tretë që prej krizës globale, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina është në stanjacion. Nivelet e rritjes ekonomike në Kosovë dhe në Mal të Zi vlerësohen të jenë të moderuara në vitin 2014. Vetëm Shqipëria dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë kanë treguar shenja të një rimëkëmbjeje më të qëndrueshme falë rritjes së eksporteve.
Situatat tronditëse të motit, faktor i rëndësishëm në performancën ekonomike
Raporti i Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore thotë që ngjarjet tronditëse të motit kanë qenë shkaktari kryesor për performancën e dobët ekonomike në vendet e EJL6-ës, duke provuar edhe më se performanca ekonomike e shteteve të EJL6-ës është tejet e ndjeshme ndaj motit.
Përmbytjet në maj të 2014-ës vlerësohen t’i kenë kushtuar Bosnjës dhe Hercegovinës rreth 15 përqind të PBB-së dhe Serbisë rreth 4.7 përqind të PBB-së si humbje prodhimi dhe dëme. Dëmtimi i impianteve të prodhimit të energjisë shkaktoi dëme për bizneset në Serbi, ndërsa dëmet në të mbjella cënuan prodhimin bujqësor në Bosnje dhe Hercegovinë. Thuajse asnjë segment i ekonomisë nuk mbeti i pacënuar nga përmbytjet. Ndikimet e rëndësishme të situatave tronditëse të motit gjatë 2014, tregojnë se vendet e EJL6-ës nuk janë të mirëpërgatitura për ndryshimet e motit.
Ndryshimet strukturore vijojnë të frenojnë rritjen ekonomike
Në raport thuhet se sfidat strukturore vazhdojnë të frenojnë potencialin e rritjes ekonomike në vendet e EJL6-ës. Gallina A Vincelette, Ekonomiste e Lartë dhe një prej autorëve të raportit shpjegon se “Funksionimi i tregjeve të punës në rajon është anemik me nivele vazhdimisht të larta të papunësisë, nivele të ulëta të pjesëmarrjes së fuqisë puntore dhe krijim të ngadaltë të vendeve formale të punës. Megjithëse ka në farë progresi në lehtësimin e pengesave të klimës së investimeve, ka ende vend për përmirësim. Sektori publik është i madh dhe joeficient në shumë vende të rajonit. Lidhja e përmirësuar e rajonit përmes atyre fizike dhe institucionale ndërmjet vendeve të EJL6-ës me Bashkimin Europian dhe pjesën tjetër të botës do të ndihmojë kompanitë konkurruese të rajonit të gjejnë tregje të reja, si dhe që investitorët e huaj të vijnë në rajon.”

E ardhmja
Sipas raportit, në vitin 2015, rajoni i EJL6-ës pritet rimëkëmbje modeste, me një rritje mesatare të parashikuar prej 1.3 përqind.
Rritja ka të ngjarë të ngadalësohet për shkak të rimëkëmbjes së dobët në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi. Pjesa tjetër e rajonit pritet të rritet me mbi 3 përqind gjatë vitit 2015, dhe me një rritje ekonomike në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë në 3.8 përqind.
Perspektivat e rritjes mbështeten tek faktorët e jashtëm, përfshirë rimëkëmbjen e qëndrueshme të kërkesës së jashtme, veçanërisht nga Europa, dhe stabilizimin e çmimeve ndërkombëtare të energjisë në nivele të përafërta me ato aktuale.
Aktiviteti ekonomik në vendet e ELJ6-ës pengohet nga kërkesa e brendshme e ulët, pasi besimi i konsumatorëve dhe i bizneseve mbetet i dobët për shkak të pasigurisë së gjatë politike, papunësisë së lartë kronike dhe sistemeve bankare të zhytura në nivel të lartë të huave të këqija. Për pasojë, raporti thekson se në vendet e EJL6-ës, rritja ekonomike në afat të shkurtër dhe të mesëm mund të mbështetet nga politika ekonomike të shëndetshme dhe të përcaktuara mirë sipas përparësisë.
PDF - BB raporti per Shqiperinë
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PDF - BB raporti per ShqiperinëRedaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

VIDEO