BB, të bërit biznes, Shqipëria në
vendin e 90, na e kalon Kosova

TIRANË - Shqipëria ka rënë 5 vende krahasuar me vitin e kaluar në raportin e të bërit biznesit. Por nëse vendi ynë ka rënë disa vende është Kosova ajo që ka zënë vendin tonë, në raportin e vitit të kaluar. Në raport thuhet se, Shqipëria është në vendin e 90 në raportin e të bëri biznes ndërkohë që Kosova është në vendin e 86, një më pak se pozicioni që një vit më parë e mbante vendi ynë.  

Banka Botërore e ka publikuar sot raportin vjetor të “Doing Business 2014”, një vëzhgim mbi lehtësirat e të bërit biznes në 189 vende të botës. Krahasuar me vitin e kaluar kur Shqipëria renditej e 85-ta në klasifikim, këtë herë ajo ka humbur 5 pozicione, duke u renditur në vend të 90-të.

Përkeqësimi i pozicionit të Shqipërisë duket se është ndikuar më së shumti nga përmirësimet e vendeve të tjera, ndërkohë që në ndryshim nga një vit më parë, në listë janë shtuar edhe katër shtete të tjera.

Ndërkohë që Shqipëria vazhdon të mbetet e fundit në treguesin për lejet e ndërtimit, ashtu si dhe gjatë viteve të shkuara. Një vlerësim negativ sërish edhe për kriterin e energjisë, që mat lehtësinë me të cilën një biznes mund të sigurojë furnizimin elektrik. Shqipëria është e 158-a.

Por nëse ka rënë në raportin e të bëri biznes, Shqipëria është rritur në pozicionin e saj në pagesën e taksave. Në raportin e sivjetëm vendi ynë rënditet i 145 nga 160 që ishte në raportin e një viti më parë.  
 raporti i biznesit logo

(Në foto: Tabela e vendeve ku ndodhet Shqipëria dhe Kosova)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!