BB, vlerësim dhe mbështetje të fortë reformave dhe modelit të ri ekonomik në Shqipëri
Publikohet raporti i BB-së për Shqipërinë për 2015-2019: Programi synon uljen e varfërisë dhe zhvillimin e vendit TIRANË, 26 Maj /ATSH/-Banka Botërore publikoi të martën, raportin e strategjisë për Shqipërinë për periudhën 2015-2019, i cili përmban programin që përqendrohet në uljen e varfërisë dhe zhvillimin. Programi i BB-së vlerësohet si mbështetje e fortë për reformat […]
Banka Botërore publikoi të martën, raportin e strategjisë për Shqipërinë për periudhën 2015-2019, i cili përmban programin që përqendrohet në uljen e varfërisë dhe zhvillimin.
Programi i BB-së vlerësohet si mbështetje e fortë për reformat dhe modelin e ri ekonomik që ka vendi ynë, ndërsa raporti parashikon programin që mbështet aspiratat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Programi i BB-së bën të mundur avancimin e reformave dhe masave që ka nisur qeveria shqiptare në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe modelit të ri ekonomik, ecurinë e reformave në shërbim të qytetarëve dhe sundimit të ligjit.
Sipas programit të BB-së vlerësohet se "programi përqendrohet në uljen e varfërisë dhe zhvillimin e vendit. Qeveria lëvizi me gjallëri drejt konsolidimit fiskal, si dhe ka progres në reformën e energjisë dhe pensioneve. Po kështu u morën reforma të nevojshme për investimet".
Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore po punon për zhvillimin e disa sektorëve kyç të ekonomisë, si turizmi, energjia, arsimi profesional, bujqësia, prodhimi, manifaktura dhe eksportet "Made in Albania".
Programi 5-vjeçar për këtë ministri, synon mbështetjen e sektorit privat, me objektiv, rritjen e konkurrueshmërisë, krijimin e vendeve të reja të punës, të cilat vjet u rritën 10%. Kjo rritje, sipas burimeve, përbën një rekord krahasuar me 20 vitet e fundit. atsh/
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.9%
-
Të gabuar
26.9%
-
Nuk e di
13.2%
Vota total: 1168
Lajme të tjera
-
Iu sekuestruan 223 kartëmonedha dhe 585 monedha koleksioni të padeklaruara, vihet nën hetim 57-vjeçari
26 Mars, 13:41
-
Viktor Orban dhe Aleksandër Vuçiç takohen në Beograd, pas 3 orësh bisedime luajnë bilardo
26 Mars, 13:38
-
Nesër ministri italian i Bujqësisë Tiranë, pritet nga Krifca! Në fokus thellimi i bashkëpunimit, nënshkruhet edhe memorandum mirëkuptimi
26 Mars, 13:34
-
Kaos në stadiumin Flamurtari, festa e legjendave për 100 vjetorin shtyhet me disa minuta
26 Mars, 13:31
-
Arrestohet 53-vjeçari në Mallakastër, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur
26 Mars, 13:28
-
Finlanda, vendi më i lumtur në botë ofron udhëtime falas për 10 njerëz me fat
26 Mars, 13:21
-
Marrëveshja me Serbinë, Kurti takim me Nikollën në Kuvend: Të vendosur për zbatimin e Planit Evropian, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës
26 Mars, 13:15
-
Fundjava me diell, dynden qytetarët drejt Vlorës! Ja cilat janë akset më problematike
26 Mars, 12:47
-
Veliaj: Piramida dhe Zona e Lirë Ekonomike në Kashar, mundësi të shkëlqyera për të rinjtë dhe bizneset
26 Mars, 12:47
-
Meta prezanton kandidaten e koalicionit për Përrenjasin: Rama përfaqëson parti uzurpatore, më 14 maj i japim mësimin! Rikthehet llogaridhënia
26 Mars, 12:30
-
Euro 2024/ Sonte Italia përballë modestëve të Maltës! Epoka e re e Spanjës nis me fitore, Kosova pranë mrekullisë
26 Mars, 12:27
-
Putin krahason NATO-n me Fuqitë e Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore: SHBA po krijon më shumë aleanca
26 Mars, 12:26