Arjola Krasta,vajza nga Pogradeci, ish-konkurrente e Big Brother Albania, duket se po e përjeton mjaft mirë famën që i ka dhënë ky reality show. Ajo është fotografuar në një nga lokalet e natës në kryeqytet, ku po argëtohet me shoqërinë e saj. Studentja e Fakultetit të Drejtësisë, përvecse ka kërcyer e dëfryer ka preferuar edhe të këndojë në këtë ambient festiv. Kohët e fundit ajo është fotografuar sëbashku me Elvisin, modelin nga Kosova. Ndonëse e dashura e Elvisit është bërë xheloze për marrëdhenien e tij me Arjolën, ata janë parë sëbashku në rrugët e kryeqytetit. Arjola ka thënë se , Elvisi kishte ndjenja për të kur ishin brenda shtepise.