BB5- Eliminohen nga gara
Gerta dhe Dritani

BB5- Eliminohen nga gara <br />Gerta dhe Dritani
Dy javë para finales së madhe të edicionit të pestë të Big Brother në shtëpi mbeten vetëm 6 konkurrentë. Mbrëmjen e së shtunës gjatë spektaklit u krye një eleminim i dyfishtë duke përjashtuar nga gara Dritanin dhe Gertës.Gjatë spektaklit ka patur mjaft surpriza për banorët si ardhja e motrës së Ermalit,Tea, e cila performoi një këngë për vëllain e saj duke e emocionuar atë.

Gjithashtu edhe Liami pati mundësi të takonte vëllain e tij si dhe grupin e tij të break dance të cilët performuan për të. Përzgjedhja e nominimeve këtë javë ishte e ndryshme nga herët e tjera. Në sajë të një televotimi të hapur gjatë spektaklit për personin që publiku nuk do të donte të shihte në finale, Erioni u nominua automatikisht.

Ndërkohë që me të do të jenë Genta dhe Françeska të votuara nga banorët e shtëpisë. Për të krijuar një atmosferë më relaksuese për banorët, dy nga pjesëmarrëset  e talent show “The Voice of Albania”, Marsela dhe Rina, kanë performuar për disa minuta këngë nga repertori i tyre.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën