BB5, Ermela e BB4:
''Françeksa është fiks si unë''
Fituesja e edicionit të katërt të Big Brother Albania, Ermela Mezuraj, vlerëson se konkurrentja 19-vjeçare nga Vlora, Françeska Jaçe, ka një ngjashmëri të dukshme me të. Në profilin e saj në Facebook,
Fituesja e edicionit të katërt të Big Brother Albania, Ermela Mezuraj, vlerëson se konkurrentja 19-vjeçare nga Vlora, Françeska Jaçe, ka një ngjashmëri të dukshme me të. Në profilin e saj në Facebook, Ermela ka postuar një fotografi të bukuroshes vlonjate, ku thotë se, "ua sa më ngjan Françeska e Big Brother 5. Çuna ju pëlqen?". Kjo fotografi e cila është komentuar gjatë nga shumë ndjekës së saj në Facebook, në disa komente është miratuar dhe në disa të tjera jo. Një pjesë e mirë e fansave të Ermelës, thonë se ato kanë një ngjashmëri mes tyre, disa të tjera vlerësojnë se Ermela është më e mirë e disa të tjerë thonë të anasjelltën.
Por në fakt modelja, Françeska Jaçe, duket sikur ka një ngjashmëri me Ermelën, sa i përket karakterit të saj luftarak në shtëpi. Të dyja konkurrentet kanë ranë në sy, për debatet dhe për konfrontimet me banorët brenda shtëpisë. Një tjetër detaj që i bashkon është edhe fakti, që të dyja krijuan një lidhje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ermela u lidh me Ervin Sinjarin, një tjetër ish- konkurrent i BB4, ndërsa Françeska ka krijuar një lidhje me Ermalin, ish- mister Albania 2010. Të dy konkurrentët njiheshin jashtë shtëpisë, duke qenë se të dy vijnë nga e njëjta fushë dhe përkatësisht nga ajo e modelimit.
Por lidhja e Ermelës me Ervinin, nuk rezultoi e suksesshme, sepse shumë pak pas përfundimit të BB4 çifti u nda. Ne urojmë që kjo gjë mos të ndodh me Ermalin dhe Françeskën, megjithëse nomimimi që ai i bëri të dashurës së tij, duket se i ka ftohur shumë të dy konkurrentët. Ermali është shprehur vazhdimisht, se e nominoi Françeskën për t’i treguar banorëve sesa e fortë është ajo në shtëpi, por ky fakt duket se e ka mërzitur shumë Françeskën e cila është shprehur , " Se do dëshironte mos të ishte lidhur, pasi vetëm do të tërhiqte më shumë audiencë”.
Një tjetër pike ku dy bjondjet e BB, mund të quhen të ngjashme është edhe fakti që kanë arritur të jenë deri në fund të këtij reality show. Ermela arriti ta fitonte çmimin e madh prej 100 milion lekësh, ndërkohë që Françeska ka arritur deri në gjysëmfinalen e këtij spektakli. Këtë javë ajo është në nominim me Erionin dhe Gentën, por nga komentet në rrjetet sociale, mund të arrijë deri në finalen e madhe të BB, e cila do të zhvillohet pas 2 javësh. Nëse 19-vjeçarja do të mund të ishte fituesja e këtij spektakli, atëherë mund të cilësohej si banorja e dytë femër, që e fiton këtë reality show, por edhe si vlonjatja e tretë pas, Qetësorit dhe Jetmirit, që bëhet fituese e tij. (xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
1.2%
-
Jo
98.5%
-
Nuk e di
0.3%
Vota total: 52088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Belgjikë/ U kapën me plantacionin kanabisi me vlerë 800 mijë euro, 5 shqiptarët rrezikojnë deri në 25 vite burg në total! Dëshmia: Mendova se këtu lejohej!
10 Tetor, 22:49
-
'Mosbindja civile vazhdon', deputetja e PD-së: Qeverinë teknike e kemi në dorë
10 Tetor, 22:48
-
Seanca e sotme u shty, Tritan Shehu: Denigrim i parlamentit nga kryeministri sulltan! Krashi: Mosbindje nuk do të thotë djegie dhe thyerje karrigesh
10 Tetor, 22:37
-
Vjosa Osmani takim me ndihmës sekretarin e SHBA: Kosovës i duhet dialog strategjik me vendin tuaj
10 Tetor, 22:37
-
Shtyhet sërish hyrja në fuqi e rregullave të reja të hyrjes në BE
10 Tetor, 22:25
-
Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë
10 Tetor, 22:14
-
Maqedoni e Veriut: Gjykata Kushtetuese heq ‘Balancuesin’
10 Tetor, 22:12
-
'Përdori foltoren fetare për të quajtur shtet terrorist Izraelin', Poli Hoxha për deklaratat e Erdogan: E tha në kontekstin e xhihadit për gjithë myslimanët
10 Tetor, 22:02
-
Lirohet nga paraburgimi politikani serb, Arsenijeviç
10 Tetor, 21:59
-
Rama vizitë nesër në Hungari, do takohet me kryeministrin Viktor Orban! Pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi
10 Tetor, 21:57
-
Erdogan në Tiranë/ Krashi: Ditë e rëndësishme spirituale! Lisander Hoxha: Rama luan me marrëdhëniet personale në diplomaci
10 Tetor, 21:51
-
Stuhia e shekullit ‘Militon’ goditi Florida-n! 9 të vdekur, 3.3 milionë banesa pa energji elektrike
10 Tetor, 21:46