Deputeti Gazment Bardhi tha se ‘të fortët’ që i referohet SPAK si personat që kanë kërcënuar të pandehur e dëshmitarë të çështjes së Belinda Ballukut, janë eksponentë të grupeve kriminale që veprojë në Fier, atje ku Balluku shërben si drejtuese politike e qarkut.
Bardhi tha se Rama gënjeu ditën e djeshme kur tha se regjistrimi i telefonatës ku Balluku kërcënon vartësen e saj, ishte në duart e prokurorisë që kur është lëshuar masa e parë e sigurimit.
“Transkripti i përgjimeve që prokurori dokumenton ushtrimin e presionit përmes grupeve kriminale, bëhet fjalë për grupe kriminale që veprojnë në qarkun e Fierit, sipas përgjimeve të Prokurorisë. Atje ku Rama ka caktuar Belindën si drejtuese politike. E kanë bërë për të mbrojtur paktin mafioz për të mbrojtur pushtetin e Belinda Ballukut. Nuk janë thashetheme, janë prova të dokumentuara sesi grupet kriminale, te fortët e qarkut të Ferit, kanë ushtruar presion ndaj dëshmitarëve dhe të pandehurve të tjerë për llogari të Belinda Ballukut. Dhe gënjeshtra është, i drejtoheshe lartmadhnisë Ulsi Manja, ishte që ky përgjim kishte qenë në dispozicion të SPAK kur është kërkuar masa e parë e sigurimit. Të gjithë jeni dëshmitarë që masa e parë është kërkuar në gjykatë në datën 14 nëntor. Gjykata ka caktuar masën në datën 19 nëntor. Përgjimi realizuar është i datës 20 nëntor. Një ditë pasi është caktuar masa e sigurimit”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
PS kundër arrestimit të Ballukut/ Bardhi: Rama mbrojtës i korrupsionit, ‘të fortët’ që kërcënuan dëshmitarët janë grupet kriminale të Fierit










