Gjatë mbrëmjes së spektaklit në Big brother Albania 5 pati mjaft surpriza dhe emocione për banorët.Nga televotimi i javës ndërmjet Anilës,Elvisit dhe Françeskës, i eleminuari ka qënë Elvisi, të cilin e priti një suprizë e këndshme pas daljes. Në një klip të dhënë nga Vëllai i madh për të nominuarit dhe dobësitë e tyre ai flet për ndjenjat ndaj të dashurës e cila ndodhej një studio për t’i realizuar një surprizë. Gjithashtu gjatë mbrëmjes surpriza ka patur edhe për banorë të tjerë si Graciano, të cilit e ëma i plotësoi dëshirën për një foto të të atit, por edhe për Lorenën. Sa i përket nominimeve këtë javë do të jenë në sfidë Arbri, Doloreza, Klaudja dhe Liam.Ndërkohë që një moment mjaft gazmor ka qenë edhe dënimi për Liamin, Ermalin dhe Arbrin, të cilët duhet të qëndrojnë në një “burg” të vendosur brenda ambjeneteve të shtëpisë për shkak të mosrepektimit të rregullave për mbajtjen e mikrofonit.(xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
14.2%
Të gabuar
82.7%
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2944
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?