BB6-Anaidi dhe Rikja ironizojnë njëri-tjetrin

BB6-Anaidi dhe Rikja ironizojnë njëri-tjetrin
Dy grupet e krijuara në shtëpinë e Big Brother kanë nisur të ngacmojnë me shaka njëri-tjetrin. Kështu bën edhe Anaidi duke nisur të ngacmojë Riken, e cila ia kthen me ironi. Anaidi i thotë Rikes se dëshiron që ajo t’i prezantojë atij ndonjë nga shoqet e saj, por Rikja ia kthen se shoqet e saj kanë kërkuar të njihen me Edberin në çastin që do të dalin nga shtëpia.

“Për ty më kanë thënë, mos iu afro fare atij se është “lac Tirone”. Këtë shprehje Rikja ia ka thënë disa herë Anaidit dhe duket se atij nuk i vjen mirë dhe fillon që ta pyesë se kush ia ka thënë një gjë të tillë dhe nëse është ndonjë person që e njeh Anaidin në jetën e tij jashtë shtëpisë. Por ajo i thotë duke bërë shaka se këtë gjë ia kanë thënë njerëz që e kanë ndjekur Big Brother si dhe që e ka vërtetuar me qëndrimin e saj në shtëpi.

Më pas ajo bëhet serioze dhe shprehet se Anaidi i duket djalë i shkathët por lojën brenda shtëpisë e ka me djallëzi. Ndërkohë Anaidi i përgjigjet se kjo fjalë është e rëndë. “Je me dy fytyra, ndryshon kur je vetëm dhe kur je i shoqëruar”,-vijon Rikja. Por më pas Anaidi dhe Elena fillojnë të bërtasin duke thënë se do të flenë bashkë sepse mendojnë se Joana dhe Vigani kanë fjetur bashkë sonte, por edhe Rikja u bashkohet ngacmimeve.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re