BB6-Anaidi-Joanës: “U lodha me ty”

BB6-Anaidi-Joanës: “U lodha me ty”
Tensionet rriten në shtëpinë e Big Brother. Gjithçka nis pas një debati mes Marselinos dhe Joanës, në të cilin, ai e ka akuzuar banoren se është munduar të ndikojë tek Edberit duke krijuar një imazh negativ për Marselinon.

Pas këtij debati Joana mbetet vetëm me Anaidin, i cili nis t’a këshillojë sërish të qëndrojë jashtë debateve si dhe të mos e tejkalojë masën me ngritjen e zërit. Anaidi shprehet se tashmë është lodhur duke e këshilluar gjithmonë, madje thekson se ka harxhuar kohën e tij ndërkohë që mund të ishte duke bërë diçka më të rëndësishme. “Ti nuk di ta nxjerrësh vetën nga situata”,- është shprehur Anaidi.

anaidi joana

Ndërkohë Joana mendon se planet e saj po kuptohen nga Xhimi dhe Marselino, por Anaidi ia kthen duke i thënë se ajo nuk është duke kuptuar asgjë nga çfarë ai e këshillon. Më pas Joana ankohet se Anaidi gjykon gjatë gjithë kohës sjelljen e saj dhe kjo gjë nuk është e drejtë.

Ky i fundit ngre zërin dhe teksa largohet si dhe betohet se nuk ka për t’i qëndruar më pranë nëse Joana do të vazhdojë të sillet në këtë mënyrë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë