BB6-Edberi: Çmimi i madh
ndahet mes Anaidit dhe Elonës

BB6-Edberi: Çmimi i madh <br />ndahet mes Anaidit dhe Elonës
Edberi ishte një nga banorët që la shtëpinë e Big Brother javën që kaloi. Pas daljes ai është kthyer në Kosvë ku po shijon lidhjen e tij me Arbenitën. Në këtë intervistë ai tregon më shumë rreth banorëve, raportet e tij me femrat brenda dhe se kë sheh ai si fitues të çmimit të madh.

Edber pas daljes nga Big Brother, çfarë ka ndryshuar në jetën tënde?

Pas daljes nga BB6 për momentin asgjë s’ka ndryshuar, vetem se tani më njohin më shumë njerëz dhe duket se do jetë pak më ndryshe. Shpresojmë që për të mirë.

Ishe një nga djemtë më simpatik të shtëpisë, a pate aty brenda lidhje të veçantë me ndonjë nga vajzat?

Jo lidhje s’kam pasur me asnjërën prej vajzave. Të gjitha i kam konsideruar vetëm mike, asgjë më shumë.

Me Riken mbeti gjithçka lojë apo kishte edhe ndjenja mes jush?

Loja ime me Riken nisi prej ditës kur banorët dyshuan se ajo ishte Arbenita dhe se unë kinse kisha lidhje me të edhe jashtë. Kështu që vendosëm ta luajmë lojën që t’i shtyjmë banorët të merren më shumë me neve. Jo, ndjenja më shumë për të s’kam pasur, sepse kam pasur dikë që më pret jashtë dhe unë kam pritur përgjigje nga ajo..

Arbenita, a është më xheloze për ty?

Arbenita më kupton për çdo gjë, kështu që e ka kuptuar edhe lojën time prej momentit që kam hyrë në BB6. S’ka pasur për çfarë të jetë xheloze, as tani nuk është. Se po të ishte nuk do vinte të më bënte surprizë në spektakël.

Si po shkon lidhja juaj?

Si fillim shumë mirë. Kur kam dalë më ka pritur me fjalë të mira dhe më ka komplimentuar për qëndrimin tim mbrenda shtëpisë. Dhe nuk është e zhgënjyer për asgjë gjatë qëndrimit tim aty.



Kë sheh si fitues të këtij reality shou?

Për mendimin tim shoh konkurrentë të fortë Anaidin dhe Elonën, sepse këta të dy janë më të drejtëpërdrejtë dhe dinë si të luajnë mrenda . Njëri nga këta të dy ma merr mendja që do ta fitoj, Anaidi ose Elona.

Me Joanën si i ke raportet?

Për Joanën kam respekt. Më ka ndenjur afër kur kam qenë brenda në shtëpi. Aty brenda normale dihet se mund të kesh konflikte, debate, por gjithçka ka mbetur si një eksperiencë dhe një kujtim i mirë. Unë jam sqaruar me Joanën dhe gjithçka është rregulluar.

Ç’mendim ke për lojën e saj?

Të gjithë luajnë lojë aty. Të gjithë mundohen që të luftojnë me njëri-tjetrin që në fund të dalë fitues ai që është më i forti. Puna e lojës së Joanës nuk mendoj se ka qenë mashtruese apo gënjyese. Ajo çfare e ka ndjerë, mendoj se edhe e ka bërë.

Po për lidhjen me Anaidin?

Sa më përket mua se si e shoh lidhjen Anaid- Joana mendoj se mund të ketë edhe diçka mes tyre jashtë. Sepse aty brenda siç e shikoja unë nga afër nga të dytë ka pasur pëlqim për njëri -tjetrin.

Cili është personi që ka bërë lojën më të pistë aty brenda sipas teje?

Lojën më të pisët jo, por që ka përdorur banalitete gjatë gjithë kohës është Iliri. Po nuk është vetëm ai, e kanë ndihmuar edhe disa të tjerë. Por edhe atë në mënyra shakaje.




Kriset raporti mes Ilir dhe Elonës. Iliri: “I hapa sytë në kohë”


Eldora, Iliri dhe Anaidi ndodhen në kuzhinë dhe po flasin për marrëdhënien Iliri-Elona. Sipas Anaidit është shumë e çuditshme që Elona u kujtua tani të thotë që nuk më pëlqen sjellia e Ilirit. Sipas Anaidit, Iliri është nga ata persona që nga momenti që ka hyrë nuk ka ndryshuar aspak dhe është i njëjti. Anaidi thotë që e ka thënë kohë më parë që narrëdhënia e tij me Elonën ka ndryshuar që kur ka hyrë Rikja në shtëpi. Sipas Ilirit ato gjëra që Elona nuk i ka gjetur tek ai, i ka gjetur tek Rikja. Sipas Eldorës disa gjëra më tepër ajo mund t’i diskutojnë me Riken sepse janë femra dhe një gjë e tillë është mëse normale. Iliri e kupton këtë gjë dhe është dakort,por prap nuk kupton se pse duhet të distancohej me të.

Eldora e sqaron sërish duke i thënë Ilirit që Elona u vu në pozitë në momentin që ai filloi të bënte lojë më Riken dhe përfshiu edhe Elonën. Për Ilirin kjo është një situatë shumë e çuditshme dhe i vetmi person që nuk e sheh të tillë, është Elona, shton Iliri. Marrëdhënien me Elonën Iliri e konsideron fallco dhe thotë që nuk ka arsye pse të mbajë dhe të përpiqet për një marrëdhënie të tillë. Sipas Ilirit e rëndësishme është që këtë situatë e kapi në kohë dhe arriti të hapë sytë e të kuptojë realitetin. Ilirin e vetmja gjë që e intrigon është se cila ishte arsyeja që ndodhi një gjë e tillë. Eldora e këshillon Ilirin që mos të shqetësohet sepse këtu janë të gjithë konkurent dhe duhet ti zgjidhë vetë gjërat. Teksa po diskutonin në kuzhinë afrohet edhe Elona, e cila fillon të debatojë me Anaidin. Ajo i thotë Anaidit se i pëlqen shumë kur e sheh teksa gatuan, ndërsa për Anaidin nuk kanë asnjë lloj rëndësie fjalët që thotë ai. Por Iliri edhe pse është Elona nuk e mbyll diskutimin dhe thotë që koha tregon çdo gjë. Anaidi e mbështet dhe i thotë që edhe miqtë e vërtetë i tregon koha.



Shpendi: “Iliri po i jep rëndësi vetes”

Ndërkohë që bie alarmi, Anaidi dhe Elona fillojnë të vishen me shpejtësi për të filluar Provën Javore, ndërsa pas pak minutash njoftohen nga Vëllai i Madh se ishte vetëm një provë për ta.Më vonë fillon një diskutim mes Anaidit dhe Shpendit për sa i përket marrëdhënies mes Ilirit dhe Elonës, ndërsa të dy fillojnë ta diskutojnë situatën. Sipas Shpendit, distancimi ka ardhur nga ana e Ilirit dhe ai asgjë nuk e ka bërë rastësisht. Shpendi mendon se të gjithën këtë situatë Iliri e ka organizuar vetë për të arritur deri këtu dhe të gjithë të gjykojnë Elonën.

 “Dëgjo se ç’të thotë Shpendi: Likja më shumë po i jep rëndësi vetes me këto të dyja”, i thotë Shpendi, ndërsa Anaidi mendon se ajo që është distancuar është Elona, pasi edhe pse Iliri i ka kërkuar falje, ajo nuk e ka falur. “Mos mendo se Iliri e ka bërë rastësisht”, ia kthen Shpendi, ndërsa Anaidi vazhdon të këmbëngulë e të thotë se edhe nëse asgjë nuk ishte e rastësishme, Elona duhet ta trajtonte si mik, ashtu siç edhe e ka quajtur gjatë gjithë kësaj kohe. Më vona largohen e vendosin që ta diskutojnë më gjatë pak më vonë. Ndërsa në kuzhinë indohet Iliri e Vigani të cilët janë duke kënduar, ndërsa Eldora merret me larjen e enëve.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)