BB6, eleminim i 2-fishtë, largohet
nga loja Edberi dhe Joana

BB6, eleminim i 2-fishtë, largohet <br />nga loja Edberi dhe Joana
TIRANE - Spektakli i të shtunës nisi me opinionin e Arjan Konomit lidhur me ndryshimin e karakterit të banorëve pas zbulimit të sekreteve të tyre javën e kaluar. Ndërsa sa u përket të nominuarëve Arjani dha opinionin e tij duke analizuar lojën dhe karakteret e lojtarëve. Ai si fillim tregoi se kishte votuar që të dilte Joana. Por pak çaste më vonë analizoi se ndoshta do të ishte më mirë që të dilte Edberi, pasi loja e tij është e paqartë. Megjithatë si të ishte një parandjenjë, analiza e Konomit u bë fakt pasi i pari që la lojën ishte Edberi, e pas tij Joana, e cila doli me anë të eleminimit të dyfishtë.
Banorët gjatë kësaj jave nuk kanë pasur buxhet dhe kjo ka sjellë shumë debate dhe nervozizëm mes tyre. Me humor ata treguan se kanë ngrënë vetëm makarona. Arbana pyeti si çdo natë të gjithë lojtarët se kush dëshironin ata që të linte lojën dhe thuajse njëzëri ata kanë thënë emrin e Joanës. Në pjesën e parë të spektaklit është shfaqur klipi me dinamikat e javës. Anaidi në dhomën e rrëfimit ishte shprehur se Rikja i dukej si xhol, me të cilën mund të luash si të duash. Pas klipit Joana tregoi se në të vërtetë nuk e kishte problem afrimin e Anaidit me Riken, por kjo nuk tregon xhelozi pasi ajo nuk është e tillë. Rikja duke qeshur se Joana e ka xhelozinë nga brenda dhe s’ka besim tek vetvetja. Anaidi nga ana e vet u përpoq që të sqaronte qëndrimin e tij të afërt me Riken.

LIDHJA E ILIRIT ME RIKEN

Pas klipit dhe pyetjeve të Arbanës për atë që po ndodh mes Rikes, Elonës dhe Ilirit Konomi u shpreh se: “Nëse ka një gjë të vërtetë dhe të sigurtë është miqësia mes Ilirit, Elonës dhe Rikes. Në një miqësi do të ketë edhe debate po kam dyshimin që mes Ilirit dhe Rikes ka dhe një lloj simpatie të cilën se di nëse e kanë kuptuar. Të dy xhelozohen për gjënë më të vogël”, -tha Arjani. Iliri u shpreh se e adhuron Riken edhe pse është i lidhur me dikë që e do jashtë shtëpisë, ndërsa vajza bukuroshe nga ana e vet tha se ai e ngacmon në disa pika delikate prandaj edhe grinden mes tyre.
Mes Joanës dhe Elonës pati sërish përplasje. Dy vajzat u kapën me njëra-tjetrën për mënyrën e komunikimit dhe fjalët agresive e fyese që i kanë drejtuar njëra-tjetrës. Në bisedë ndërhyri sërish opinionisti i Big Brother, i cili i kujtoi Joanës mënyrën sesi i përmendi Elonës arsyen pse u kthye në Shqipëri, për hir të nënës që tashmë nuk jeton më. Joana nga ana e saj u përpoq ta justifikonte këtë situatë por publiku duartrokiti analizën e Arjanit.

SUPRIZA PËR JOANËN
Gjatë spektaklit Joana ka pasur një surprizë të organizuar nga Vëllai i Madh. Joana ka një lidhje të veçantë me vëllain e saj. Në dhomën e rrëfimit ajo ka treguar se vëllai i saj është i sëmurë dhe ka kryer disa operacione për të qenë në një gjendje të mire shëndetsore. Joana është shprehur se nuk e imagjinon dot jetën pa të dhe se do bëntë çdo gjë që i vëllai të ishte i lumtur. Joana pa një klip ku vëllai i saj ishte në një supermarket duke bërë pazar. Më pas vëllai i saj hyri në dhomën e surprizave dhe kjo bëri që Joana të shpërthente në lot. Kjo ishte një dhuratë mjaft emocionuese për banoren e Big Brother, pasi me Vanin, vëllain ajo ka një lidhje mjaft të fortë dhe specifike.

ZARFI I SHTATZËNISË

Eldora lexoi zarfin i cili gjendej në dhomën e dhënies. Në të ishte një ekografi e bërë në datën 30 prill, e cila i përkiste shoqes së ngushtë të Rikes. Në fillim ajo mendoi se ekografia i përkiste motrës së saj, por zbuloi se shoqja e saj e ngushtë ishte shtatzënë prej dy muajsh. Madje Rike pati edhe një telefonatë me shoqen italiane, Ilenia të cilës i ka mësuar edhe shqip.

ELEMINIMI I PARË, EDBERI
Banori që la lojën nga televotimi i javës ishte Edberi. Ai la menjëherë shtëpinë e Vëllait të Madh, i mërzitur që aventura dhe ëndërra e tij për të qenë fitues mbaroi këtu, vetëm 3 javë larg finales së madhe. Ndërkohë një tjetër moment drithërues për banorët ishte fakti se këtë të shtunë Vëllai i Madh kishte menduar që të kishte jo një të eleminuar, por dy. Lajmi për eleminimin e dyfishtë u komunikua nëpërmjet Zarfit të Zi. Banorëve iu kërkua të thonin emrin e një banori që do të donin ta dërgonin në televotim, i cili do të ishte në televotim me Anaidin, të nominuarin e përhershëm. Banorët zgjodhën që në nominim me djalin nga Tirana të shkonte pikërisht, njeriu më i afërt me të, Joana, vajzën me të cilën ai ka krijuar edhe një lidhje brenda shtëpisë. Anaidi u shpreh se i vinte keq që të gjithë shprehën emrin e Joanës, dhe kjo vetëm sepse e kanë parë si konkurrente të fortë. Ndërkohë Arbana i pyeti banorët se përse zgjodhën pikërisht të çonin në nominim Joanën dhe Iliri tha se ajo ishte hipokrite, të njëjtën gjë tha edhe Rike. Elona tha se nuk e konsideronte si lojtare të fortë, por se në këtë lojë kishte qëndruar vetëm falë Anaidit. Të njëjtin mendim kishte edhe Eldora, e cila e cilësoi Joanën, si të pafytyrë, hipokrite dhe që nuk kuptohet. Thuajse asnjë nga banorët nuk e ka mbështetur fjalinë e Anaidit që Joana u nominua, sepse konsiderohej një lojtare e fortë. Pas televotimit, i cili zgjati për pak kohë publiku zgjodhi se mes Anaidit dhe Joanës, të ishte pikërisht Joana.


(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve

Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve