Afrimi i ditëve të fundit të spektaklit Big Brother ka bërë që banorët të ndjejnë ethet e nominimeve dhe eliminimeve. Rikja dhe Elona nisin të bisedojnë rreth situatës duke u shprehur se është mjaft e sikletshme. Ndërkohë Elona përlotet dhe i rrëfen Rikes se ndihet mjaft keq që njërës prej tyre do t’i duhet të lërë shtëpinë.
Gjithashtu Elona shton se çdo javë e ka marrë me mjaft sportivitet nominimin por për të këtë herë është ndryshe. Rikja e mbështet duke i thënë se as ajo nuk e ka problem daljen nga shtëpia, por e vetmja gjë që e mërzit është shoqëria e ngushtë me Elonën.

Elona mendon që kjo javë do të jetë shumë e fortë dhe me emocione, ndërsa Rikja mendon që këtë javë do të jenë më shumë banorë që do të lënë shtëpinë këtë javë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com