BB6-Joana Anaidit:“Mos
ndërhyj në lojën time”

Joana del në kopsht me Edberin dhe Viganin, ndërkohë që më vonë me ta bashkohet edhe Anaidi. Ai e pyet Joanën se përse duket e nervozuar, ndërkohë që Joana ia tregon me detaje të gjithë debatin dhe se si filloi gjithçka. Ndërsa Joana tregon për debatin, Anaidi i kujton diçka që i ka bërë përshtypje tek ajo para disa minutash, ku e ka thërritur Ilirin me një term përkëdhelës “zemër”.

Ai e pyet se çfarë kërkon të arrijë me atë që bën, pasi e di shumë mirë se çfarë mendimi ka Iliri për të. “Ti shiko shpirtrat e zemrat e tua, kur i thërret Elonës”, ia kthen Joana. Ndërsa Anaidi i thotë se ai po i bën për një arsye të gjitha dhe duket se po ia arrin qëllimit. “Po ti ku e di arsyen pse ia thashë unë?”, e pyet Joana, ndërsa i thotë se ai ia ka përmendur këtë gjë enkas për ta bërë të ndihet keq dhe të duket keq përballë të tjerëve.

bb6 joana anaidi

“As se çfarë bëj unë me lojën time, është puna ime”, shprehet Joana. Kjo gjë e mërzit Anaidin, i cili çohet nga tavolina dhe i thotë se kjo do të jetë hera e fundit që diskuton me të për lojën. “Hajt, suksese”, ia kthen Joana. Ajo më vonë e diskuton këtë gjë me Edberin dhe Viganin, duke thënë se Anaidi nuk duhet të ndërhyjë në lojën e saj dhe se duhet ta lërë të qetë, ashtu siç po e lë ajo Anaidin. Më vonë ajo kujton situata kur Anaidi mban anën e Elonës, ndërsa Joana debaton me të.

“Ai është mashkulli im dhe duhet të mbajë anën time, jo se unë kam nevojë për mbrojtjen e tij”, shprehet Joana e nervozuar. Ndërsa Vigani e Edberi tregojnë për natën e mbrëmshme dhe gjumin e rehatshëm që kanë bërë, si për ta ndërruar bisedën. Joana nuk e ka mendjen te fjalët e tyre, pro shprehet: “Do ta shikojmë se sa do ta arrijë atë që do ai”.

Ndërsa Edberi e Vigani bëjnë sikur nuk e dëgjojnë dhe flasin për javën që po kalon, duke thënë se ka qenë javë shumë e tensionuar. “Ikë tani tek Rikja dhe tek Elona”, vazhdon të shprehet Joana për Anaidin. “Unë s’do ta bëja kurrë”, vazhdon të thotë ajo.

Redaksia Online
(J.H/xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Panik gjatë uljes së avionit në Kanada, merr flakë njëri nga krahët (VIDEO)

Panik gjatë uljes së avionit në Kanada, merr flakë njëri nga krahët (VIDEO)