BB6- “Debati” Edber-Vigan,
banorët komentojnë situatën

BB6- “Debati” Edber-Vigan, <br />banorët komentojnë situatën
Edberi dhe Vigani sajojnë një debat mes tyre në mënyrë që të luajnë me banorët e tjerë duke i futur ata në kurth. Pas diskutimit mes tyre banorët duket se japin mendimin e tyre lidhur me këtë situatë, duke u shprehur se është Edberi ai që u soll në mënyrë të pahijshme ndaj Viganit dhe për këtë arsye duhej t’i kërkojë falje.

Gjithashtu banorët janë shprehur se Vigani nuk kishte faj për mënyrën e tij të sjelljes pasi ka shprehur vetëm dyshimet e tij. Ndërkohë që banorët janë duke gjykuar Edberin, Shpendi, Xhimi dhe Eldora komentojnë këtë situatë në sallon, duke fajësuar Edberin për mënyrën e pahijshme me të cilën u soll kundrejt Viganit.

Shpendi e thërret Viganin brenda dhe i kërkon që të mos e diskutojë më me Edberin, por të mundohet të qetësohet. Ndërsa Vigani e komenton situatën, duke u munduar të shfajësojë veten, duke thënë se gjithçka e ka nisur me shaka, por Edberi e ka marrë shumë seriozisht dhe shton se gjoja u nervozua pa arsye.

Më pas këtij diskutimi i është bashkuar  edhe Rikja, e cila mundohet të qetësojë Viganin si dhe i ka kërkuar të falë Edberin.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen