Banorët e Big Brother vijojnë lojën shkëmbimit mes tyre të përcaktuar nga Vëllai i Madh. Anaidi dhe Iliri vijojnë të ngacmojnë Riken dhe Elonën, duke imituar përqafimet e tyre dhe falënderimet që ato i bëjnë Vëllait të Madh, për shkak se u ka dhënë mundësinë që të takohen.
Po në këtë mënyrë vepron edhe Rikja me Elonën të cilat vijojnë duke imituar djemtë. Ndërkohë që kanë vijuar me shakatë duket se djemtë janë duke provokuar më shumë Elonën. Iliri e imiton Elonën në formë tallëse, duke nxjerrë anë të karakterit të saj ndërsa i ekzagjeron dobësitë e Elonës.

Ai thekson karakterin e saj mashkullor, ndërsa tregon se ajo merret me sportin e saj Taekwondo. Anaidi dhe Iliri ngacmojnë për minuta të tëra Elonën, ndërsa ajo vazhdon të qëndrojë në heshtje. Në një moment Iliri i kujton Elonës buxhetin dhe faktin që ajo nuk po luan në rolin e Ilirit.
Ndërkohë Elona shprehet se ai nuk po e realizon mirë rolin sepse është thënë gjëra që Elona nuk i ka thënë. Sipas Elonës, Iliri është duke e kaluar me inat këtë lojë dhe duke sjellë situata të cilat realisht nuk kanë ndodhur në atë formë dhe se gjithçka e bën me tendencë.
Më pas ajo largohet dhe banorët e tjerë komentojnë që Elona nuk duhet të kishte reaguar në atë mënyrë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com