BB6-Rikja dhe Edberi
thurrin plane kundra banorëve

BB6-Rikja dhe Edberi <br />thurrin plane kundra banorëve
Banorja më e re e Big Brother Rikja ka nisur të thurrë plane me konkurrentët e tjerë të shtëpisë. Ajo ndodhet në oborr duke biseduar me Edberin rreth lojës së banorëve të tjerë.

Sipas Edberit tre janë personat të cilët janë duke luajtur në shtëpi, Anaidi, Joana dhe Xhimi.

Ai është shprehur se i kishte dëgjuar të tre duke folur që të tre do jenë në finale. Por Rikja nuk u jep shumë rëndësi këtyre fjalëve, madje i thotë Edberit që ata le të bëjnë lojën e tyre.

Ndërkohë ajo duket e kënaqur me pjesën që banorët mendojnë se ata janë të lidhur jashtë.

Edberi merr pamje serioze dhe i thotë Rikes që ata duhet ta shfrytëzojnë këtë rast. Ata duhet të vazhdojnë lojën që banorët të besojnë se ata janë çift jashtë.

Rikja pranon dhe të dy tashmë kanë bërë një pakt që do vazhdojnë lojën me banorët.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen