BB6- Rikja: “Nuk më lidh asgjë me Shqipërinë”

BB6- Rikja: “Nuk më lidh asgjë me Shqipërinë”
Ndërmjet suprizave të shumta, mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother-it”, ka qenë dhe ajo e hyrjes në shtëpi të banores më të re, Rikes.

Vajza e cila jeton prej 16 vjetësh në Itali ka zgjuar menjëherë kureshtjen e banorëve të tjerë, të cilët kanë filluar ta pyesin për jetën e saj.

Edhe ajo nuk ka ngurruar të flaës për veten, ku është shprehur se nuk ka asgjë që e lidh me Shqipërinë pasi jeton prej 16 vjetësh në Itali.



Vajza bukuroshe ka treguar për profesionin e saj si modele.

“E kam përfaqësuar Shqipërinë në një kompeticion bukurie internacional, ku unë isha e vetmja shqiptare”:-ka thënë ajo.

Një nga banoret e cila ushtron të njëjtin profesion si Rikja, njëkohësisht dhe banorja më e re brenda shtëpisë, Elena, e ka pyetur atë se përse ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.



Ndërkohë që Rikja mjaft e vendosur ka thënë se e shikon thjesht si një eksperiencë, e cila i pëlqente ta provonte, por jo si një mundësi për tu afirmuar si modele në tregun shqiptar.

Këtu kam ardhur thjesht për qejf, për një eksperiencë të re”:-ka theksuar Rikja.

(b.t/shqiptarja.com)

5/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin