BB6-Shpendi i rrëfehet Rikes
për divorcin dhe zënkën me të atin

BB6-Shpendi i rrëfehet Rikes<br /> për divorcin dhe zënkën me të atin
Banorët e mbetur në shtëpinë e Big Brother kanë nisur të qëndrojnë më pranë njëri-tjetrit. Pikërisht Rikja dhe Shpendi kanë nisur një diskutim rreth jetës private të Shpendit. Pasi ky i fundit ka vështruar Riken për disa minuta të shtrirë në një nga krevatet është shprehur se ajo i kujton ish-bashkëshorten e tij.

Më pas Rikja e pyet për marrëdhënien e tyre si dhe për arsyen e vërtetë të ndarjes. Shpendi nis t’i tregojë pa komplekse se njëri ndër shkaqet kryesore të ndarjes së tyre ka qenë karakteri i butë i saj dhe më tolerant sesa duhej. Shpendi e fajëson veten në një farë mënyre për ndarjen mes tyre, por mendon se nëse ish-bashkëshortja do të ishte më kërkuese ndaj tij, mbase sot do të ishin ende bashkë.

shpendi rikja bb6

Gjithashtu i tregon se kanë patur mjaft grindje deri në çastin që kanë arritur të ndahen. Shpendi vijon duke rrëfyer se pas divorcit ka pasur edhe zënkën me të atin dhe kjo gjë ka bërë që të shkëputet përfundimisht prej familjes. Ai tregon se bashkëshortes i është lutur edhe më vonë që ta rishikonin jetën e tyre bashkë, por ajo nuk ka pranuar.

Më pas ai vazhdon të thotë se ish-bashkëshortja nuk ka pasur një raport të mirë as me babanë e tij, megjithëse kanë punuar bashkë në biznesin e tyre familjar. Më pas ai largohet nga Rikja për t’a vijuar bisedën në një çast tjetër.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)