BB6-Vigan Shehu: Elenën e kam dashur…

BB6-Vigan Shehu: Elenën e kam dashur…
Një nga djemtë më simpatikë të BB6 pas largimit nga shtëpia ka rrëfyer eksperiencën e tij, lojën dhe mendimet për banorët. Vigani u komentuar shumë për raportin me vajzën bukuroshe nga Tirana, Elenën, për të cilën thotë se e ka ndjerë por nuk ka pasur kurrë si synim të ketë një raport seksual me të. Gjithashtu Vigani tregon për planet e tij tashmë që ka dalë, ku në fokus të parë qëndron muzika.

Vigan ç’ke bërë këtë javë pas “Big Brother”?

Këtë javë kam takuar familjarët e mi, po ashtu dhe miqtë e mi. Nuk është se kam dalë shumë për arsye, se është e vështirë të ambientohesh pas një izolimi prej 10 javësh. Gjithashtu jam marrë shumë me median dhe shtypin.

Je i mërzitur që dole?

Po. U mërzita, sepse isha shumq afër një finaleje që unë e ëndërrova.

Si do ta përdorësh famën tani?

Mendoj ta përdor në një projekt timin që shumë shpejt do të shfaqet për publikun.

Do vazhdosh dhe ti si vëllai yt me muzikën?

Po dhe shumë shpejt do të ketë diçka të bukur.

Çfarë të ka bezdisur që nga dalja jote?

Nuk jam bezdisur për asnjë gjë deri më tani, përkundrazi jam habitur me mikëpritjen dhe komplimentet e bëra nga gjithë njerëzit.



Kush ka qenë më agresiv ndaj teje?

Nuk kam pasur ndonjë moment agresiviteti me asnjërin nga banorët.

Të janë shtuar fanset femra?

Po kam pasur një shtim të madh të fansave sidomos në rrjetet sociale.

Për një djalë të moshës tënde, ishte i vështirë qëndrimi në “Big Brother” pa bërë seks?

Po ishte e vështirë pak, por ishte loja që të ndihmonte ta harroje këtë pjesë.

Me Elenën u sqaruat jashtë?

Jo nuk patëm shumë kohë të bisedojmë me Elenën sepse unë lëviza për në Kosovë.

Si i ke pritur deklaratat e saj?

Ashtu si i mendoja edhe si ishin në të vërtetë, përveç faktit që unë doja një raport seksual me Elenën diçka që nuk ishte e vërtetë.

Ajo ka thënë se ti doje të kishe një raport seksual me të?

Nuk është e vërtetë. Elena ishte një person që e ndjeja dhe që doja ta kisha afër.



Çfarë ndjenjash ke pasur për Elenën?

Në fillim ishin ndjenja miqësie, por pastaj kalova në disa momente kur fillova të ndjeja diçka për të.

E ke dashur në ndonjë moment?

Po...

A do të luftoje për një femër si ajo?

Do të luftoja vetëm po të mos kishte lidhje me ndonjë person.

Kë sheh në finale dhe kush fiton sipas teje?

Unë mendoj që në finale do jetë Eldora , Shpendi, Anaidi, Elona kurse çmimin do ta fitoj Anaidi...

Mendon se në shtëpi ka një femër lesbike, mendon se Elona është e tillë?

Jo nuk mendoj që ka, apo që është Elona e tillë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit THASH&THEM të gazetës Shqiptarja.com

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Çështja e nxehtë e imigrimit/ Donald Trump rikthen Tom Homan si drejtor për kontrollin e kufijve! Priten dëbime masive të imigrantëve pa dokumente

Çështja e nxehtë e imigrimit/ Donald Trump rikthen Tom Homan si drejtor për kontrollin e kufijve! Priten dëbime masive të imigrantëve pa dokumente