BB6-Vigani: Nuk kisha qëllime seksuale ndaj Elenës

BB6-Vigani: Nuk kisha qëllime seksuale ndaj Elenës
I larguari i fundit nga shtëpia e “Big Brother”, Vigani, ka folur rreth marrëdhënieve të tij me Elenën, duke thënë se kurrë nuk ka pasur qëllime seksuale ndaj saj.

“I kam thënë fjalë që i kam ndjerë, sepse në atë shtëpi të gjithë kanë nevojë për dikë tjetër, por jeta vazhdon dhe loja vazhdon. Elena më ka munguar pasi doli, por nuk kam dashur ta jap veten. Më pëlqente Elena dhe doja të rrija me të, por nuk kam pasur qëllime seksuale”, është shprehur 21-vjeçari nga Kosova në Fun Club që transmeton Top-Channel.


Ai ka theksuar se qetësia e tij bëri që të rrinte kaq gjatë në shtëpinë e Big Brother:
“Mendoja se do dilja më herët, por kjo do të thotë që kam treguar pozitivitet në shtëpi. Unë nuk doja të krijoja debate ose të provokoja. Unë jam shumë i qetë dhe nuk doja të dilja nga vetja ime”, ka thënë Vigani.

Duke folur për Edberin, Vigani deklaroi: “Nëse do të shkonim në finale, askush prej nesh nuk do të bënte lojë të pistë ndaj njëri-tjetrit. Nëse do më kishin vënë në pozitën e Joanës, unë do dilja vetë dhe do lija në shtëpi Edberin. Unë kam një shoqëri shumë të fortë me të.

(J.H/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)