BB7-Banorët aludojnë: Çifti i dytë Arditi dhe Juliana?

BB7-Banorët aludojnë: Çifti i dytë Arditi dhe Juliana?
Prej dy ditësh banorët kanë nisur të aludojnë përsëri në lidhje me çiftin që ekziston brenda shtëpisë. Banorët duket janë gjatë gjithë kohës në vëzhgim të njëri-tjetrit dhe përpiqen që të zbulojnë se cilët prej tyre njihen. Shumë prej banorëve mendojnë se bëhet fjalë për një çift, ndërsa të tjerë mendojnë se ka të bëjë me një tjetër marrëdhënie.

Valeri përmend reagimin e Arditi kur ka parë puthjen e Violës dhe Eraldit, duke thënë se kishte frikën se mos i dilte ndonjë gjë për veten e tij, duke kthyer sërish vëmendjen tek dyshimet që ka në lidhje me Arditin dhe Julianën. Jona thotë ndoshta, se tani i lidh të gjitha dyshimet. Valeri thërret Fatjonin për një mendim më shumë dhe të tre fillojnë të flasin për Arditin dhe Julianën, duke aluduar se ata mund të jenë çift.

Fatjoni betohet se i ka parë duke u puthur, por në fakt atë natë në dhomën e gjumit Arditi dhe Juliana u puthën në faqe, duke u bërë lojë banorëve sikur u puthën në buzë. Valeri tregon se kur ua ka hapur të dyve si muhabet janë nervozuar dhe kanë ndryshuartemë bisedë. Ata vazhdojnë flasin për Julianën dhe Arditit, ndërkohë aty kalon Nevila, e cila mban në kurriz Julianën.

Jona, Valeri dhe Fatjoni aludojnë se Arditi dhe Juliana e kanë kuptuar se ata dyshojnë për ta dhe sipas tyre kjo është një arsye qëvërteton më shumë se ata janë çift. Fatjoni është i bindur se ata janë burrë me grua, ndërsa Valeri lutet ta kenë gjetur çiftin e dytë në shtëpi. Jona tregon se Juliana është bërë shumë xheloze që ajo rrinte me Arditin. Valeri, Jona dhe Fatjoni bëjnë pakt që këtë bisedë mos t’ia tregojnë askujt, madje as Matildës, duke menduar se çfarë gënjeshtre do të thonë nëse ajo pyet.



Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos