BB7-Dyshime për çiftin e dytë, një
nga banorët flet polonisht si Viola

BB7-Dyshime për çiftin e dytë, një<br />nga banorët flet polonisht si Viola
Edicioni i shtatë i “Big Brother”, duket se është i mbushur me suprriza pa fund. Ka qenë vetë moderatorja Arbana Osmani e cila ka deklaruar një tjetër sekret që lidhet me personat brenda shtëpisë se Vëllait të Madh. Pas zbulimit të çifti të parë Fatjoni dhe Matilda, tashmë janë hedhur dyshime për një tjetër çift i cili njihet që para nisjes së “BB7”.

Ka qenë fjala e Arbanës, që ka ngjallur debat gjatë fundjavës brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri. Banorët nisin të hedhin dyshimet e para, ku në qendër është gjendur Meridiani dhe Viola, vajza polake e cila prej disa vitesh jeton në Shqipëri. Ndërkohë, që një pjesë e banorëve kanë filluar që të merren me provën e qëndisjes, banorët e tjerë bisedojnë me njëri-tjetrin në lidhje për çifitin tjetër brenda shtëpisë. Matilda fillon që të bisedojë me Jonën në lidhje me dy personat e tjerë që ndodhen në shtëpi dhe që janë të njohur me njëri-tjetrin, në jetën e tyre jashtë.

Matilda fillon që t’i rrëfejë Jonës një bisedë që kjo kaq bërë përpara disa ditësh, me Meridianin. Meridiani i ka thënë se ai e ka njohur Violetën dy javë përpara se të hynin në shtëpinë e Big Brother. “Ai më tha që e kishte njohur Violën dy javë para se të hynin këtu dhe gjatë kësaj kohe ata të dy kanë ruajtur kontakte me njëri-tjetrin” thotë Matilda. Ajo i thotë Jonës se vetë Meridiani dyshonte se në shtëpi mund të ketë të tjerë që njihen përveç atij dhe Violetës dhe Matilda i thotë Jonës se përderisa ai e ka pranuar këtë gjë, ndoshta këtë herë nuk bëhet fjalë për ata të dy.

Ndërkohë për Meridianin flet edhe Fatjoni me Esterinën. Teksa janë duke qëndisur ata flasin për dyshimet që kanë në lidhje me të afërmit që ndodhen brenda në shtëpi. Esterina i thotë Fatjonit se Violeta dhe Meridiani janë duke bërë lojë, sepse po mundohen që të largojnë vëmendjen e banorëve nga ata të dy. Kështu shumë prej banorëve dyshojnë se Violeta dhe Meridiani mund të jenë një tjetër çift të njohurish brenda “BB7”. Meridiani gjatë kësaj kohe merret me larjen e enëve, dënim ky i dhënë nga Vëllai i Madh dhe herë pas here u kërkon banorëve që të mos lajnë asgjë vetë sepse duhet t’i lajë vetëm ai.

violeta bb7

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetë Shqiptarja.com versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos