BB7- Ikën Rigelsi, ‘luftë’ mes
banorëve të vjetër dhe të rinj

BB7- Ikën Rigelsi, ‘luftë’ mes<br />banorëve të vjetër dhe të rinj
Një javë e mbushur me momente argëtuese dhe gazmore, pa lënë pas edhe situata të pakëndshme. Ky është spektakli “Big Brother”, i cili tashmë ka hyrë në javët e tij më të nxehta, duke vënë përballë njëri-tjetrit banorët e rinj dhe të vjetër. Ajo çka surprizoi në natën e mbrëmshme ishte dalja e Rigelsit dhe hyrja e Arbërit, banorit më të ri të shtëpisë më të famshe të “Big Brother”, princi që magjepsi Julianën. Ajo çka ndodhi mbrëmë ishte një “boom” mediatik në rrjetet sociale për daljen e padrejtë të Rigelsit sipas komenteve. Qindra opinione janë shkruar në rrjetet sociale duke pohuar se dalja e tij ishte e padrejtë dhe ajo që meritonte të dilte ishte Jona. Banori që lë shtëpinë e Big Brother, duke humbur mundësinë e fitimit të çmimit të madh, ishte Rigelsi. Një tjetër debat i javës që u diskutua edhe nga opinionisti Armand Peza, klipi me diskutimin që kanë bërë banorët me temë “Pse paragjykohen njerëzit nga fshati”. Si pasojë e këtij diskutimi, ka filluar një zënkë mes Jonës dhe Fatjonit, i cili duket se e ka marrë personale paragjykimin që bëhet nga banorët e qytetit ndaj atyre të fshatit. Në fund të spektaklit, Arbana iu komunikoj djemëve se ato kanë fituar imunitet për shkak të Fatjonit, duke bërë që ato të shpëtojnë nga një vajzë secili.

Të rinjtë kundër të vjetërve

Gjatë javës ka pasur shumë thashetheme mes banorëve e sidomos nga të vjetrit për të rinjtë. Pas një klip që u prezantua, mbi situatat me thashetheme mes të gjithëve, banorët reagojnë. Zhaku pas klipit jep mendimin e tij dhe thotë se i vjen mirë që është përfolur, pasi kjo tregon që është në qendër të vëmendjes. Katerina thotë se i vlerëson të gjithë banorët, por nuk mund të përshtatet me të gjithë. Ajo tregon se Meridiani dhe Esida nuk i pëlqejnë, ndër të gjithë banorët. Ajo e shikon si të shtirur afrimitetin e Meridianit tek ajo, pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe me Lorin. “Ai ka mungesë karakteri dhe nuk ka vendosmëri”, shprehet Katerina. Ndërsa Meridiani thotë se i është afruar me dashamirësi, por ka qenë reagimi i saj që e ka shtyrë të reagojë ashpër kundër saj. Lori ndërhyn dhe thotë se i bën përshtypje fakti që Meridiani mërzitet kur banorët me të cilët ai rri afër, të shoqërohen me të tjerët.

Mikela, motra e aktores Erjona Kakelit

Një nga banoret më të përfolura dhe më të sulmuara gjatë dy javëve të fundit për drejtimin e saj seksual Mikela, mbrëmë pati një surprizë mjaftë të bukur nga motra e saj aktorja Erjona Kakeli dhe miqtë e saj të ngushtë. Gjatë suprizës që ju bë, produksioni i bëri dhe një surprizë për skuadrën e saj të zemrës Barcelona, e cila fitoi derbin me Realin pak ditë më parë.
 
 Arbri, modeli dhe volejbollisti që magjepsi vajzat

Banori i ri, i cili u fut mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother”, është Arbër Troka, 25 vjeç, nga qyteti i Fierit. Ai ka ikur për të jetuar në Itali që në moshën 10-vjeçare, pra jeton prej 15 vjetësh në Itali. Arbri tregon se aktivitetet e tij kanë të bëjnë me sportin, konkretisht volejbollin dhe modelingun. Për sa i përket modelingut, Arbri ka bërë sfilata të ndryshme në Itali si edhe albume fotografike. Ndërsa për sa i përket sportit, ai thotë se luan në Itali si edhe në Shqipëri, më ekipin “Studenti” të volejbollit. Ai nuk vjen shumë shpesh në Tiranë, përjashto rastet kur kanë ndeshje të rëndësishme me ekipin ku bën pjesë, por këtë radhë ka ardhur për një arsye të veçantë, për të plotësuar ëndrrën e tij, duke u bërë pjesë e Big Brother. “Më pëlqejnë aventurat dhe sfidat”, shprehet Arbri, ndërsa vazhdon të thotë se i pëlqen të sfidojë të gjithë meshkujt që janë brenda shtëpisë së “Big Brother”.

rigelsi bb7

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos