"BB7", Juliana sherr me
Matildën dhe Jonën

Matildën dhe Jonën">
Duket se debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nuk kanë fund.

Kanë qenë pikërisht tri vajzat Jona, Matilda dhe Juliana të cilat kanë pasur një debat të ashpër mes tyre.

Si fillim Nevila i thotë Jonës dhe Matildës, se edhe Juliana do të bëj dush, bashkë me Jonën, duke dashur të paraprijë ndonjë keqkuptim mes vajzave për larjen.

Jona dhe Matilda e quajnë të tepërt sqarimin e Nevilës dhe fillojnë të ironizojnë Julianën, e cila nuk është e pranishme në bisedë.

Nevila u thotë vajzave se nëse kanë ndonjë gjë me Julianën e mira është t’ia thonë në sy. Por Matilda shprehet se nuk ka asgjë me Julianën, nëse ka ajo ndonjë gjë mund t’ia thotë dhe të sqarohen. Më pas Juliana shpreh në prani të banorëve të tjerë ae ajo lahet kur të dojë dhe se nuk është aspak e detyruar.

Matilda dhe Jona nisen të largohen për në kuzhinë, duke komentuar fjalët e Julianës. Vajzat vazhdojnë ironitë për të dhe me kërkesën e Julianës, kthehen sërish në dhomën e ndenjies për t'u sqaruar.

Matilda thotë se mund t’ia shpjegojë Nevila, ndërsa Juliana i thotë se ashtu siç futet avokatia jote për ty (duke nënkuptuar Jonën), mund të përfshihet në sqarime dhe Nevila.

Më pas biseda fillon të bëhet akoma më serioze duke marë tone ironike. Juliana me ton më serioz u thotë “të mbyllin gojën”, sepse nuk ka dëshirë të flasë me asnjërën prej tyre.

Jona dhe Matilda e ngrenë akoma më shumë zërin, duke i kërkuar Julianës të dalë nga shtëpia, pasi ato do t’i dëgjojë tërë kohës, nëse do qëndrojë në shtëpi. Juliana qesh dhe i injoron, duke u thonë vajzave se ato nuk ekzistojnë fare për të.

Juliana nuk flet me to, ndërsa Matilda vazhdon të ironizojë se ajo duhet të iki të pi cigare më mirë se sa të bisedojë. Kurse Jona thotë se është e kotë të diskutojmë, pasi i ngremë vlerat. Jona i kërkon Julianës të flasë nëse ajo ka respekt për to, por Juliana i thotë se nuk mund të kem respekt, përderisa ato flasin keq për të gjithë kohës.

Edhe pse banorët e tjerë ndërhyjnë për të qetësuar situatën është e pamundur. Juliana akuzon dy vajzat se ato kapen për gjëra pa vlerë si përgatitja e krepave, kurse Jona e akuzon atë se nuk ka treguar pastërti në shtëpi.

Juliana thotë se ajo ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë, ndërsa Matilda ia kthen: “Mund të bësh çfarë të duash tek shtëpia jote, kur je vetëm, ose me mamin dhe motrën tënde që të durojnë”.

Juliana e ka përmendur se nuk duron dot kur përmendet familja e saj, prandaj preket shumë nga fjalët e Matildës dhe shpërthen në të bërtitura duke këputur një të sharë të fortë.

Juliana ikën në dhomë dhe qan me ngashërima, aq sa nuk e mbledh dot veten. Nevila, Arditi dhe Zhaku qëndrojnë pranë saj, duke u munduar ta qetësojnë. Juliana vazhdon të qajë me të madhe, aq sa krijon vështirësi në frymëmarrje. Arditi i hedh ujë për ta sjellë në vete, por Juliana duket në shumë e tronditur.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos