"BB7" Matilda bën kritika, Fatjoni:
“Sakrifica ime, për të larë borxhet”

“Sakrifica ime, për të larë borxhet”">
Ashtu siç ka ndodhur edhe herë të tjera gjatë këtyre dy javëve qëndrimi në shtëpi, Juliana ia ka arritur qëllimit që të trazojë qetësinë e çifti Matilda- Fatjon.

Matilda vazhdon të kritikojë Fatjonin për sjelljen e tij ndaj Julianës, duke i thënë që ai vetë ia lejon asaj që ta provokojë.

Matilda dhe Fatjoni kapen prej dore dhe herë pas herë shikojnë jashtë, nëse Juliana, Daniela apo Nevila që pinë cigare në oborr, të mos i shohin.

Matilda i kërkon Fatjonit t’i qëndrojë sa më larg Julianës, duke i thënë se ajo mund të shfrytëzojë faktin që ai është i dobët.

Matilda i kujton bashkëshortit të saj skenën e mëparshme me Julianën, duke i thënë që ai mund të shmangë përplasjet me të.

Sipas Fatjonit, Juliana provokon sepse ka mision, kurse Matilda i thotë se Juliana provokon më të dobëtin.

Çifti se shumica e banorëve janë të pasur dhe nuk kanë shumë nevojë të fitojnë çmimin e madh.

Në një moment Fatjoni qesh dhe thotë: “T’u them unë këtyre që kam 200 mijë euro borxh, do më thoshin ti je i çmendur”.

Matilda merr shkas nga rrëfimi i Fatjonit dhe i kërkon përsëri të bëhet i fortë dhe të përballojë lojën në Big Brother, duke i thënë: “Duro Fatjon se 3 muaj janë. Çfarë ke, je shumë mirë, ha, pi, rri, falas. Forca”.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos