"BB7" Matilda, "luftë" për të
mbajtur Julianën larg partnerit

mbajtur Julianën larg partnerit">
Prej tri ditësh debati në shtëpinë më të famshe në shqipëri është përqëndruar tek marrdhënia e ashpër që kanë krijuar çifti i vërtetë Fatjon dhe Matilda.

Ky debat është bërë shqetësues për të gjithë banorët, duke u kthyer në qendër të vëmendjes sërish, ku haptazi është shfaqur dhe rivaliteti mes dy vajzave Matildës dhe Julianës, partneres së Fatjonit.

Që pas ditës së mërkurë, Juliana dhe Matilda kanë shkëmbyer ironi të shumta dhe madje edhe debate në lidhje me Fatjonin.

Matilda nuk i ka duruar më provokimet e Julianës ndaj bashkëshortit të saj, Fatjonit dhe tashmë po e sulmon hapur Julianën, edhe pse ajo nuk e di që ata të dy janë të martuar.

Juliana është e ulur në të njëjtën tavolinë me Fatjonin dhe aty ndodhet edhe Valeri.

Ajo i flet Fatjonit, por ai nuk i kthen përgjigje. Me ironi Juliana flet me Valerin dhe përmend fjalët dhe veprimet e Matildës.

Juliana thotë se atë e kanë quajtur të pandershme sepse u ka bërë masazhe djemve dhe ka shkëmbyer edhe puthje me Enkelejdin, duke iu referuar fjalëve të Matildës.

Matilda i thotë se asaj puthjet nuk i duken normale, por nuk e ka quajtur asnjëherë Julianën të pandershme.

Valeri ngacmon me pyetje Julianën dhe ajo vazhdon të flasë me ironi. Juliana i drejtohet Fatjonit, por ironizon Matildën.

Ajo i thotë Valerit “unë nuk dua që Fatjoni të ma përmendë emrin, se disa kanë ardhur këtu për të folur vetëm se çfarë bën Xhuli”.

Matilda afrohet aty dhe i thotë edhe ajo Valerit “unë do flas për ty dhe për Fatjonin se prandaj kam ardhur këtu”.

Valeri pyet Matildën nëse ajo po luan me Fatjonin dhe Julianën dhe Matilda i përgjigjet “pse duhet të ta them ty se po luaj, mua më pëlqen që t’i trazoj gjërat, çfarë do bëj unë 24 orë këtu brënda?”.

“Po merresh me Xhulin” shton Juliana pas saj, por edhe Matilda i thotë me ironi “ty të duket se të gjithë merren me ty?”.

Kështu për disa minuta vajzat ironizojnë njëra-tjetrën dhe në fund Juliana thotë se ajo nuk ka asgjë me Fatjonin dhe tërhiqet nga kjo lojë.

“Unë tërhiqem, mund të vazhdosh të luash me Fatjonin” i thotë Juliana Matildës.

Matilda thotë se ajo është penduar që kur pati një puthje me Fatjonin për shkak të një loje, nuk e beri i duhet dhe shprehet “më vjen inat që nuk e putha siç duhet, por ndoshta do ta bëj në të ardhmen”.

Fatjoni thotë “do ta bësh shumë shpejt, mos ki merak”.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos