Gjatë këtij edicioni të Big Brother duket se tashmë është kthyer në rutinë thyerja e rregullave.

Këtë herë kanë qenë  Zaida,Kika dhe Tea ata që I kanë  respektuar më pak. Vëllai i Madh vendos që ti dërgojë në dhomën e Reflektimit pasi ata heqin mikrofonat dhe ky është rregulli kryesor i këtij formati.

Duke toleruar për herë të fundit Zaidën, Kikën dhe Tean Vëllai i Madh i kërkon Xhensilës që tu komunikojë banorëve një vendim të rëndësishëm.

Xhensila është banorja që u komunikon banorëve vendimin e Vëllai të Madh. Ajo u thotë banorëve se është hera e fundit që tolerohet një thyerje rregulli.

Në mënyrë kategorike banori që fik, largon mikrofonin duhet të shkojë menjëherë në dhomën e reflektimit. Qëndrimi në dhomë do të jetë vetëm gjatë natës. Mikrofoni është i lejuar të hiqet vetëm në dush.

Menjëherë pas këtij komunikimi banorët mobilizohen duke kontrolluar mikrofonat.

big brother

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)