BB8, diskutimet vazhdojnë, Veseli
preja e radhës e Fatjonit e Fisnikut

BB8, diskutimet vazhdojnë, Veseli<br />preja e radhës e Fatjonit e Fisnikut
Veseli del në oborr dhe nis diskutime me Fatjonin, Albën dhe Fabianin, ku Veseli thotë se ata nuk kanë pse debatojnë në grupe. Për një kohë të gjatë debatet zhvillohen me të gjithë kundër të gjithëve, por ajo që bie më tepër në sy dhe që vihet në dukje nga disa nga banorët e shtëpisë është aleanca mes Fatjonit dhe Fisnikut, të cilët mbështesin njëri-tjetrin dhe sulmojnë njëkohësisht të njëjtin person.

Fatjoni dhe Fisniku i kundërvihen fillimisht Kristit dhe krijojnë debat me të, më pas ata bëjnë të njëjtën gjë me Fabianin dhe në fund edhe me Veselin. Edhe pse ka ndërhyrje të ndonjërës prej vajzave, duket se situatën për të krijuar sa më shumë debate, e kanë marrë në dorë djemtë. Në qendër janë Fatjoni dhe Fisniku të cilët ngacmojnë me ironi e tallje djemtë e tjerë të shtëpisë.

Veselit nuk i ka pëlqyer fakti që Fatjoni dhe Fisniku po sulmojnë bashkërisht banorë të caktuar dhe mundohet që t’ua thotë këtë gjë, por përfundon edhe ai në një debat kudër tyre. ai u thotë se ata nuk kanë pse të ndërhyjnë në debate që dikush tjetër po bën dhe nuk kanë pse të bëhen pala e tretë. Fatjoni dhe Fisniku i thonë se në këtë rast është ai vetë që po e bën një gjë të tillë dhe e akuzojnë se po ndërhyn në debatet e të tjerëve.

Veseli mundohet që të sqarojë atë që po mundohej të thoshte, por dy djemtë vazhdojnë të debatojnë me të dhe madje të përdorin edhe fjalë ofenduese për të nxehur më shumë gjakrat. Kështu Fisniku e quan edhe Veselin disa herë “kokëbosh”. Për një kohë të gjatë në shtëpi Fatjoni dhe Fisniku debatojnë me djemtë e tjerë të shtëpisë duke i marrë njëri pas tjetrit, ofendojnë , tallin e shajnë, por debati nuk shkon në acarime më të mëdha duke lënë të kuptohet se ndoshta gjithçka është e planifikuar nga Fatjoni e Fisniku.

big brother albania 8

Marrë nga Big Brother Albania 8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi