“Unë u mundova që ta bëja të fliste, por ai nuk di të japë” thotë Tea dhe më pas sqaron Eleonorën se nga bisedat me Veselin ka kuptuar se ky i fundit sillet si i papjekur. Eleonora e justifikon duke i thënë Teas se Veseli në të vërtetë është shumë i ri në moshë, por Tea nuk e lidh këtë gjë me moshën reali të Veselit, por me tipin e tij. Eleonora i thotë se duhet më shumë kohë për ta njohur dikë, por Tea vazhdon t’i thotë se asaj nuk i ka pëlqyer fare biseda që bëri me Veselin.
“Unë u lodha me përgjigjet që ai më jepte, me ato që thoshte u bë shumë i bezdisur” thotë ndër të tjera Tea. Mënyra se si e ka ngacmuar Veseli, e ka bezdisur. Ajo thotë se i njeh tipat si ai dhe nuk i pëlqejnë, duke u shprehur disa herë “është shumë i bezdisur”.
Më pas ajo e çon bisedën e saj te Fisniku duke thënë se e di që ai e pëlqen, por ajo nuk e sheh më shumë se një mik të mirë. Në këtë rast Eleonora e këshillon që këtë gjë ajo duhet t’ia bëjë të qartë Fisnikut.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)