Në shtëpinë e Vëllait të Madh nuk mungojnë në asnjë çast dinamikat, por edhe debatet e shumta që përfshijnë konkurrentët.
Eleonorës nuk i pëlqen fakti që Fatjoni po e bën të përditshëm zgjimin e banorëve duke u rënë tenxhereve dhe i kundërvihet për këtë sjellje. Nga ana tjetër Fatjoni që nga historia e mbrëmshme e Eleonorës se është artiste, ka kuptuar se jo ka vënë disa herë në lojë të gjithë banorët dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer. Kështu duke u kapur pas zhurmës së enëve të kuzhinës, Eleonora dhe Fatjoni nisin të debatojnë mes tyre duke folur me ironi.
Në përplasjen e parë mes tyre Fatjoni dhe Eleonora përpiqen që të ironizojnë sa më shumë njëri-tjetrin, për ta vënë në siklet e për ta bërë që të ndjehet keq. Për disa minuta me radhë ata kapen me fjalët që thonë secili.
Fatjoni i thotë Eleonorës se ajo ka tre personalitete dhe se është personi më që ka gënjyer më shumë brenda shtëpisë. Eleonora nga ana tjetër i thotë “ti je bosh, ti nuk di asgjë”. Fatjoni i thotë “ti për Fatjonin nuk di asgjë dhe nuk do të mësosh asgjë këtu brenda, ti je e cekët”.
Fatjoni i thotë se është nervozuar nga fakti që ajo e ka përdorur duke i treguar histori të rreme, ndërsa Eleonora i thotë “shumë mira ta kam bërë”. Fatjoni i thotë se që nga ky moment edhe ai do t’i përdorë fjalët dhe historitë e Eleonorës për lojën e tij, deri në momentin e fundit.
/Shqiptarja.com