BB8, Fisniku i frikësohet ekzistencës 
 të një puthje mes Teas dhe Veselit

BB8, Fisniku i frikësohet ekzistencës <br /> të një puthje mes Teas dhe Veselit
Marrëdhënia tyre u ndërpre dita para se Tea të merrte një mesazh dhe këshillë nga e ëma. Ajo nuk e shihte vetën në një raport me Fisnikun dhe këtë ia ka shprehur vetëm Xhensilës dhe më vonë Fisnikut. Ajo i ka shprehur gjithmonë Fisnikut që nuk donte të shkëmbente puthje me të për të krijuar kështu një marrëdhënie por Fisniku ka bërë të kundërtën. Ai e puthi duke shpallur kështu çiftin e 3-të në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Fisniku nuk arrin të pranojë mendimin negativ të nënës së Teas. Ai çdo natë është munduar të flas me të por Tea nuk ka qenë në gjendje të bisedojë. Nata e madhe duket se është pikërisht sot. Ai e pyet në mënyrë të drejtpërdrejt duke i thënë se kanë bërë shumë gabim që janë ndarë. Fisniku i thotë se duhet të kishin qëndruar pavarësisht se nuk ishte një lidhje e mirëfilltë pasi ndarja i ka nxjerrë shumë keq të dy.

Tea lë të nënkuptohet se për situatën e krijuar pesha më e madhe e fajit i ngelet atij. Ajo rrëfen se ka qenë shumë e qartë që donte ta njihte Fisnikun dhe për këtë arsye po i qëndronte pranë por ajo ka shprehur gjithashtu që nuk ka qenë gati për një lidhje. “Ti më puthe dhe kur unë të thash jo. Unë nuk të kam dhënë shkas për këtë dhe ti më ke keqkuptuar ose ke dashur ta shohësh situatën ndryshe” i thotë Tea.

Problemi i Fisnikut nuk qëndron aspak tek fakti që ai nuk është më me Tean ai do të dijë nëse mes saj dhe Veselit ka pasur diçka më shumë se shoqëria dhe pëlqimi i tij. Ai dyshon se Tea dhe Veseli kanë shkëmbyer puthje. “Ti u solle shumë keq. Sapo u ndave me mua dhe sapo u këshillove me mamin u lave në pishinë dhe kalove momente shumë me atë tipin. Kjo më nxori keq mua por dhe ty” i thotë ai.

Shpjegimi i Fisniku vazhdon më tej duke dashur të justifikoj dhe përcaktoj si keqkuptim mendimin e familjarëve të Teas mbi të. Ai i tregon Teas se ka mundur që të kujtoj se ku ka gabuar dhe mund të jetë keqkuptuar nga publiku por nuk gjen asgjë.

Në fund ai rrëfen se e vetmja gjë mund të jetë sjellja me Milenën,afrimiteti që ka pasur me të por i kujton se ajo nuk e ka ditur që Fisniku dhe Tea kanë qenë të lidhur. Fisniku harron të kujtoj se në këtë mes po gjykohej Fisniku që ishte në një marrëdhënie e jo Milena që nuk dinte se ç’ish bërë me ta. Tea i thotë se e ëma nuk ishte ndaluar vetëm tek sjellja me Milenën por edhe më pra. Ndërkaq ajo i thotë natën e mirë.

big brother albania 8

Marrë nga Big Brother Albania 8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi