BB8, krijohen afrimitetet e para mes
banorëve, Zaida me Fatjonin ndajnë shtratin 

BB8, krijohen afrimitetet e para mes<br />banorëve, Zaida me Fatjonin ndajnë shtratin 
Ndonëse “Big Brother” ka fikur dritat në dhomën e gjumit, banorët vijojnë bisedat mes tyre. Një pjesë e banorëve vazhdojnë diskutimet rreth atyre që ndodhën gjatë diskutimeve të mëparshme, ndërsa një pjesë shkojnë në dhomën e gjumit. Ndonëse vetëm në pak ditë janë krijuar marrëdhëniet e para.
 
Është vënë re se një pjesë e banorëve nuk e pëlqejnë Edisonin dhe Zaidën të cilët janë edhe Liderët e shtëpisë. Ka ndodhur që Eleonora të kapet me ironi me Zaidën në momente të ndryshme dhe duket se ato nuk e pëlqejnë njëra-tjetrën. Por nga ana tjetër ka ndodhur që banorët të krijojnë edhe afrimitet me tyre.
Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve që të luajnë në çift, sipas partnerëve që hynë në shtëpi, por duket se ka ndodhur që të krijohen afrimitet më tepër me banorë që nuk janë partnerë në çift. Kështu Zaida dhe Fatjoni duket se janë afruar shumë me njëri-tjetrin dhe kjo gjë është vënë re dhe komentuar nga pjesa tjetër e banorëve.

Gjatë kohës që banorët e tjerë janë në dhomën e ndenjes Zaida dhe Fatjoni vendosin te shtrihen bashkë. Kika është i pari që i sheh. Ai shkon në kuzhinë dhe i thotë Eleonorës që Zaida dhe Fatjoni janë futur në një krevat. Eleronora thotë se nuk ka se si ta humb një gjë të tillë dhe shkon për t’i parë. ndërsa Xhensila dhe një pjesë tjetër e banorëve e quajnë Zaidën “mami”. Kika, Eleonora dhe Xhezila qeshin në mënyrë tallëse me Zaidën e cila ka është shtrirë në një krevat me Fatjonin dhe gjatë kohës që bisedojnë përkëdhelin duart e njëri-tjetrit.

bb8

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit