BB8, Mimoza Ahmeti në prag të
largimit si opinioniste e spektaklit 

BB8, Mimoza Ahmeti në prag të<br />largimit si opinioniste e spektaklit 
Opinionistja e re e Big Brother 8, Mimoza Ahmeti ka deklaruar se faqen e saj në Facebook, se mund të largohet nga ky format televiziv.

Shkak është bërë një foto e montuar nga opinionisti Olti Curri mbi debatin e saj me banorin e larguar Edisonin.

Ajo ka theksuar se ky montim ka ndodhur pasi sipas saj duan ta fusin në konflikt me Edisonin. Për shkak të këtyre ndodhive ajo ka vënë në diskturim vijimësinë e saj në këtë program.
 
Shkrimi i Mimoza Ahmetit në Facebook:
 
Sapo fola me Edisonin e Big Brather qe doli te shtunen e kaluar nga Bigu. Ne nje faqe Facebook te Big Brather 8, kane montuar nje foto timen me te tijen, fotomontazh, me disa shkrime te panjohura, dhe nje diciture poshte, shqip, kategorike. Duan te na fusin ne konflikt. Edisoni me tha se edhe atij i kishin botuar nje video me shkurtime. Sic me tha Edisoni, faqja eshte bere nga Olti Curri gazetar i Top Chanel.Edhe mua, tha Edisoni, ma kane botuar nje video me shkurtime, I thashe O.Currit, o vere te plote o hiqe ate video, ai me tha, e di vete ca bej me faqen time

Une kam gjithe diten qe i kerkoj Zefinna Hasanit , organizatores se Bigut, numrin e Edisonit dhe nuk ma jep. Kjo mungese korrektese, duke me fikur edhe telefonin me ben te mendohem edhe nje here, nese pjesemarrja ime ne Big brather si opinioniste do te vazhdoje apo jo. Edisoni me priti me shume mirekuptim dhe me dha fjalen se neser do te paraqitemi te dy ne media per te deklaruar kete papergjegjesi te rreziksjme

Shume e shume here u perpoqa te shkruaja ne ate faqe poshte fotos se montuar, opinionin tim, por dite nate aty dikush ruante te ma fshinte ne sekonde, me nje censure te frikshme. Fotoja dhe tjeter provokim ka qene aty, te pakten fotoja, deri ne momentin qe e kam publikuar kete mesash, por te mos merakosen, se e kam fotografuar faqen dhe dorezuar materialin...

mimoza ahmeti

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)