BB8, modelet seksi dhe joshëse
"turbullojnë" banorët e shtëpisë

BB8, modelet seksi dhe joshëse<br />"turbullojnë" banorët e shtëpisë
Në shtëpi futen dy vajza të cilat janë modele. Ato futen në shtëpi, ndërkohë që banorët vazhdojnë diskutimet në lidhje me atë që ka ndodhur mes Teas dhe Fisnikut që solli hatërmbetje te disa nga banorët.

Dy vajzat futen në dhomën e ndenjies dhe Ledioni i prezanton si banore të reja në shtëpi. Ai u kërkon djemve që t’u vendosin mikrofonët të cilët ato vetë i bëjnë në një kuti që kanë në dorë.

Në shtëpi krijohet një situatë e këndshme ku djemtë, por edhe vajzat shkëmbejnë batuta me studion në lidhje me pamjen e vajzave dhe xhelozitë e vajzave që janë brenda dhe sidomos atyre që janë çift.

Banorët e shtëpisë nuk e dinë që ato në të vërtetë nuk janë banore të reja pasi Ledioni i prezanton si të tilla dhe i fton të ulen bashkë me banorët e tjerë sepse ka ardhur momenti i leximit të zarfit me të eliminuarin e kësaj jave.

big brother albania 8

Marrë nga Big Brother Albania 8

Redaksia Online
(xh.kshqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi