“Unë i pash biskotat aty dhe i mora” thotë Kreshniku, ndërsa Marina dhe Genci i thonë se ai ka bërë gabim pasi Zaida u kishte kërkuar që të mos i merrnin biskotat me të cilat ajo kishte shkruar urimin për djalin. Kreshniku justifikohet duke thënë se urimi ishte për një ditë më parë dhe për këtë arsye minuk mendoi se kjo do të mërziste Zaidën.
Ndërkohë që pranë tyre vjen Zaida e acaruar dhe nis t’i flasë me zë të lartë Kreshnikut duke i thënë se ai mund ta ngacmojë e provokojë, por jo më me fëmijët. “Nuk e di se çfarë roli ke dhe as më intereson, por tek fëmijët mos më ngacmo më” i thotë Zaida Kreshikut me tone të larta, ndërsa ai qesh me ironi. Zaida më pas largohet duke i thënë “karagjoz burrë”, ndërsa Kreshniku vazhdon bisedën me pjesën tjetër të banorëve.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)