BB8, nisin zënkat në Big Brother,
Ziada debaton me Kreshnikun 

BB8, nisin zënkat në Big Brother,<br />Ziada debaton me Kreshnikun 
Gjesti i Kreshnikut ka bërë që banorët të nisin disktutimet mes tyre. Gjithashtu ata kanë diskutuar edhe rreth zënkës  që ai pati me Zaidën gjatë ditës së kaluar. Kreshniku i sqaron se Zaida diskutoi me të se ai i prishi urimin që ajo i kishte bërë djalit të saj me biskota.

“Unë i pash biskotat aty dhe i mora” thotë Kreshniku, ndërsa Marina dhe Genci i thonë se ai ka bërë gabim pasi Zaida u kishte kërkuar që të mos i merrnin biskotat me të cilat ajo kishte shkruar urimin për djalin. Kreshniku justifikohet duke thënë se urimi ishte për një ditë më parë dhe për këtë arsye minuk mendoi se kjo do të mërziste Zaidën.

Ndërkohë që pranë tyre vjen Zaida e acaruar dhe nis t’i flasë me zë të lartë Kreshnikut duke i thënë se ai mund ta ngacmojë e provokojë, por jo më me fëmijët. “Nuk e di se çfarë roli ke dhe as më intereson, por tek fëmijët mos më ngacmo më” i thotë Zaida Kreshikut me tone të larta, ndërsa ai qesh me ironi. Zaida më pas largohet duke i thënë “karagjoz burrë”, ndërsa Kreshniku vazhdon bisedën me pjesën tjetër të banorëve.

bb8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës